Aktualitet

Veprime të turpshme ndaj vajzës 8-vjeçe, arrestohet 51-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 06/10/20 |
Al Do

Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar në Durrës pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj një vajze të mitur 8 vjeçe.

Kallëzimi në polici është bërë nga mamaja e vajzës e cila është fqinje e 51-vjeçarit.

Ai është arrestuar një ditë më vonë dhe tashmë akuzohet për vepra të turpshme, kundërshtim të policit dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. M., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 05.10.2020, fqinja e tij ka kallëzuar se ai ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së saj të mitur 8 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./ Opinion.al

Pas