Nëna e të arrestuarit për ngacmim të vajzës së tij 5-vjeçare, Mysret Shuli, thotë se drama në shtëpinë e tyre është shkaktuar nga nusja. Sipas së moshuarës, nuk është e vërtetë që djali i saj ka ngacmuar vajzën e vogël, por janë intriga të nuses, e cila donte të ndahej nga djali sepse ishin shume të varfër. Çifti përveç vajzës 5-vjeçe, kanë edhe një djalë 2-vjeç. Edison Shuli u arrestua për dhunë ndaj gruas dhe ngacmim seksual ndaj së bijës./ABC News