Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vepër në kohë rekord”, Balluku: Jemi gati për të hapur garën për aksin Milot-Balldren 

2024/06/30 at 10:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vepër në kohë rekord”, Balluku: Jemi gati për të hapur garën për aksin Milot-Balldren 

U hap sot për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, prej 21 kilometrash, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që po brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren. 

Kryeministri Edi Rama ishte sot në hapjen e rrugës së re, së bashku me Zëvendës Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ku u takuan me stafin e punonjësve të angazhuar në ndërtimin e rrugës, si dhe u përshëndetën me drejtuesit e automjeteve të para që kaluan përmes këtij aksi. 

Një vepër e përfunduar në kohë rekord, e cilësoi Zëvendëskryeministrja Balluku, rrugën e përfunduar në 15 muaj. 

“Jemi në momentin e hapjes së autostradës së parë të tipit A në Republikën e Shqipërisë. Aksi Thumanë-Kashar 21 km, e cila është e disponueshme, duke nisur nga sot për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Unë do të thoja dhe diçka tjetër që ka të bëjë me instrumentin financiar që kemi përdorur për këtë rrugë dhe e kam thënë disa herë gjatë ditëve të fundit dhe e përsëris. Këtu kemi përdorur formatin e instrumentit financiar të koncesionit, një koncension 35 vjeçar. Investimi këtu është 271 milion euro të gjitha të disponueshme nga koncensionari privat. Në ndërkohë, pagesa e kilometrit është vendosur nga studimi WBIF dhe kështu do të jetë në të gjithë segmentin e Korridorit Blu. Duhet të themi që është një nga instrumentat më të volitshëm sa i përket shtetit shqiptar, duke qenë se ne nuk kemi angazhuar asgjë përveç se pjesën e shpronësimeve që i takon Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve. Mirëmbajtja dhe gjithçka tjetër qëndron në  barrën e koncensionarit. Na është dashur vetëm 15 muaj që ta përfundojmë këtë vepër që është komplet rekord. Ky është stafi që kanë punuar me ne. Parametrat e sigurisë janë të gjitha të përmbushura. Duke nisur nga sot i dorëzohet për mbikëqyrje edhe Policisë Rrugore pasi këtu kemi tabela 130 km/h shpejtësi, tabela që nuk i kemi në asnjë aks tjetër në Republikën e Shqipërisë. Duam që të kemi kujdes me të gjithë ndjekjen e drejtuesve të automjeteve.”– shpjegoi Zëvendëskryeministrja Balluku, e cila theksoi ndër të tjera se përveç kësaj rruge janë ndërtuar edhe rrugët dytësore.  

“E rëndësishme të themi është që bashkë me këtë rrugë janë ndërtuar dhe rrugët dytësore të cilat janë të disponueshme, jo vetëm për të lidhur komunitetet me këtë autostradë, por nga ana tjetër për t’i dhënë zgjedhje çdo drejtuesi automjeti nëse do të zgjedhë që të kaloje më pagesë përmes kësaj rruge, pra autostradës pjesë e Korridorit Blu e kategorisë A ose më pas të zgjedhë rrugët dytësore, të cilat do të jenë pa pagesë. 

Ky është një nga kriteret që ne kemi vendosur për të gjitha kontratat koncensionare, edhe ato që do të lidhen apo që po lidhen në këto momente siç është pjesa e Kashar-Lekaj apo Lekaj- Fier apo edhe Thumanë-Milot. Në ndërkohë, siç ju  kemi thënë, jemi gati në ditët në vazhdim për të hapur garën që do të lidhë Milotin me Balldrenin, duke i dhënë kështu një dimension tjetër gjithë Korridorit dhe më pas mbetet dhe loti i fundit, nga Balldreni deri në Muriqan. 

Sigurisht, ne e kemi thënë të gjithë këto ditë, kjo është një rrugë që nuk i shërben thjesht trafikut i cili prodhohet nga drejtuesit e automjeteve shqiptare por të gjithë turizmit duke pasur parasysh që është një korridor i cili lidh veriun me jugun dhe sigurisht ka edhe një lidhje me Korridorin e VIII, i cili është një tjetër korridor që ne po ndërtojmë në këto momente”,-tha Balluku. 

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Zjarret në Greqi/ Shënohet viktima e parë, vijojnë evakuimet e banorëve 

Zjarret në Greqi/ Shënohet viktima e parë, vijojnë evakuimet e banorëve 

Spanja “shkërmoq” Gjeorgjinë dhe shkon në çerekfinale 

Spanja “shkërmoq” Gjeorgjinë dhe shkon në çerekfinale 

Këto janë 5 shenjat më me fat për muajin Shkurt 

Horoskopi ditor, e hënë 1 korrik 2024 

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com