Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme…

2025/08/07 at 3:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme…

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë këtë pasdite në terren në fshatin Dhivër të Finiqit, një nga zonat më të goditura nga vatrat e zjarrit që kanë përfshirë jugun e vendit që prej pasdites së djeshme.

Në një intervistë për Klan News, ministri Vengu u shpreh se situata mbetet kritike, megjithëse rreziku për zonat e banuara në Dhivër dhe në fshatrat përreth është shmangur përkohësisht.

Megjithatë një tjetër vatër, në lartësitë e Mallakastrës rrezikon të marrë përmasa më të rënda.

“Në momentin aktual po ju flas nga Finiqi, fshati Dhivër, ku që pasditen e djeshme kishim një vatër shumë komplekse e cila rrezikoi zonat e banuara. Atë që mund të them për momentin është që rreziku për zonat e banuara në fshatin Dhivër dhe në fshatrat përreth duket se është minuar për momentin.

Jemi në operacion e sipër, helikopteri po vijon të operojë në perimetrin e vatrës shumë të gjerë në fakt, e cila ka nisur si pasojë e një vetëtime dhe pastaj është përhapur në mënyrë shumë të shpejtë”, tha Vengu.

Mbrëmjen e kaluar ministri e përshkroi si “shumë komplekse”, por falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave vendore dhe qendrore, situata është vënë nën kontroll të pjesshëm.

Ai shtoi se edhe pse nata pritet të jetë më e lehtë se e djeshmja, situata mbetet e paqëndrueshme dhe kërkon vigjilencë maksimale.

Një tjetër vatër shqetësuese është ajo në lartësitë e Mallakastrës, ku përhapja e mundshme e flakëve mund të ketë pasoja më të rënda.

“Mbrëmja e djeshme ka qenë një situatë shumë komplekse, fatmirësisht nën mbikqyrjen e prefektit, brigadës së emergjencave civile dhe bashkisë së ardhur nga Gjirokastra, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe kryetarin e bashkisë së Finiqit. Dua t’i falenderoj për reagimin e shpejtë. Të gjitha bashkitë e qarkut kanë ardhur në ndihmë. Jemi ende në operacion e sipër.

Do jetë një mbrëmje jo aq e vështirë sa e djeshmja, por duhet të mbajmë vigjilencën maksimale. Në lartësitë e Mallakastrës kemi një vatër që rrezikon të marrë përmasa shumë më domethënëse. Por jemi në monitorim për suport ajror.”

Në vijim të përpjekjeve për kontrollin e situatës, Vengu theksoi se Ministria e Mbrojtjes ka aktivizuar edhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ndërsa theksoi se prioritet mbetet mbrojtja e jetëve njerëzore.

“Kemi angazhuar dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Do na vijë dhe një Canadair në mbështetje, pasi presim shumë temperatura të larta në ditët në vazhdim që do kulmojnë në 11 gusht në temperatura ekstreme siç patëm muajin korrik.

Mbetemi në gatishmëri maksimale në mënyrë që të ruajmë jetët njerëzore, pronat, zonat e mbrojtura dhe t’i kufizojmë sa më shumë vatrat në vijim.”, shtoi ministri./tvklan

Ju sugjerojmë

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
Bota

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

4 Nëntor, 2025 3:24 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
Bota

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

4 Nëntor, 2025 2:44 pm
Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
Politikë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

4 Nëntor, 2025 2:28 pm
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
Kronikë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

4 Nëntor, 2025 1:01 pm
Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun
Bota

Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun

4 Nëntor, 2025 12:19 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Para
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve

Tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Ukraina godet rafinerinë e naftës në Rusi

Ukraina godet rafinerinë e naftës në Rusi

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës

VIDEO/ Hapësirat publike, Rama: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

TE FUNDIT

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
4 Nëntor, 2025

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos prezantoi këtë të martë raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në...

Lexo më shumë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Al Jazeera, ka folur për zhvillimet gjeopolitike në Evropë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, një nga figurat më me ndikim në politikën amerikane të dekadave të fundit dhe një nga mbështetësit kryesorë...

Lexo më shumë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
4 Nëntor, 2025

Në Komisionin për Politikë të Jashtme, kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com