Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu njofton se mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Vengu ndau foto nga misioni i trupave ushtarake shqiptare në Novo Selo, Bullgari.
Ai theksoi se ushtarakët e Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontingjentit VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s.
“Mirëmëngjes me trupat tanë në Novo Selo, Bullgari!
Ushtarakët e Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontigjentit të VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s.
Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme”, njofton Vengu.