Gjashtëmbëdhjetë persona dyshohet se kanë humbur jetën në një aksident me helikopter në Anasonas të Venezuelës.
Nga ky aksident, mendohet se kanë humbur jetën 11 ushtarë dhe pesë civilë.
Mirëpo, autoritetet në Venezuelë, nuk e kanë konfirmuar ende gjetjen e mbetjeve të helikopterit.
Shefi i shërbimeve të shpëtimit, Jacobo Vidarte, ka shkruar dje në Twitter se autoritetet po kërkojnë për helikopterin, i cili ndoshta është rrëzuar.
Sipas informacioneve paraprake lidhja me ekuipazhin është humbur më 30 ose 31 dhjetor.