-Jetë dhe Stil

Venecia/Në moshën 107 vjeçare mund koronavirusin dhe feston ditëlindjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 03/01/21 |
Opi Nion

Pasi kaloi gripin spanjoll shumë vite më parë, sot Linda Franzo, për të gjithë  e njohur si Pierina, ka mundur edhe Covid 19. Më 2 janar 2021, tashmë e shëruar, ajo festoi 107 vjetorin e lindjes. Lindur më 2 janar 1914, Linda fiku qirinjtë e tortës rrethuar nga stafi i qendrës së shërbimeve rezidenciale të Caorle (Venecia), i cili e trajtoi atë gjatë sëmundjes.

E linidur në Cortellazzo di Jesolo, Linda mbeti jetime nga babai i saj, i cili vdiq gjatë Luftës së Parë Botërore. Ajo u martua shumë e re, por e humbi burrin e saj kur ishte vetëm 22 vjeçe, i cili u vra në Luftën e Dytë Botërore. Linda ishte atëherë nënë e dy fëmijëve, dy dhe katër vjeç. Si një nënë e vetme, ajo punoi në kazermat e karabinierëve në Caorle, para se të bënte punë sezonale dhe në fund të punonte si kuzhiniere. Ajo arriti të ndërtojë një shtëpi, të rrisë dy fëmijët e saj dhe t’i dërgojë në shkollë.

E vendosur që nga viti 2017 në qendrën e shërbimeve rezidenciale të kompanisë speciale Don Moschetti, ajo gjithmonë ka gëzuar shëndet të mirë. Por në nëntor ajo rezultoi pozitive nga Covid. Megjithatë Linda gjithashtu arriti t’i mbijetojë koronavirusit, duke festuar kështu 107 vjetorin e lindjes./Opinion.al

 

Pas