Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Venecia i jep të drejtë Metës, shuplakë KED, vërejtje vetingut

2020/05/29 at 9:20 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Venecia i jep të drejtë Metës, shuplakë KED, vërejtje vetingut

Nga Aldo Baxhaku


Komisioni i Venecias në draftin përfundimtar për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri thotë se procedura për shkarkimin e presidentit Meta nuk është e justifikuar dhe i jep të drejtë atij sa i përket respektimit të radhës së emërimeve.

Në draft-raportin prej 22 faqesh, Komisioni ka analizuar çështjen e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke argumentuar si fillim ndikimin që ka patur procesi i vetigut. Shkarkimi dhe dorëheqja e një numri të lartë gjyqtarësh si pasojë e vetingut e ka cuar vendin në një situatë të paparashikueshme duke bërë jo funksionale Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Kjo ka bllokuar Gjykatën e Lartë për të bërë emërime në trupën e Kushtetueses ç’ka ka lënë vetëm Presidentin dhe Parlamentin si dy emëruesit e vetëm funksional. Sipas Venecias fakti që lista e Presidentit dhe Parlamentit përbëhet nga pothuajse të njejtit emra kandidatësh e bën të detyrueshme respektimin e radhës së emërimit.

“Në rastin në fjalë, si rezultat i mungesës së kandidatëve, listat për emërimet e Presidentit dhe ato për emërimet e Kuvendit ishin të përbërë kryesisht nga të njëjtët kandidatë. Kjo bëri që de fakto një grup prej 6 kandidatësh kandidojë për katër poste. Në këto kushte, si dhe duke pasur parasysh faktin se procedurat e mbivendosjes nuk janë rregulluar në mënyrë të qartë, nuk duket e paarsyeshme që Presidenti të konsiderojë se duhet të respektojë rendin e sekuencës edhe për zgjedhjen të kandidatit: nëse sekuenca ekziston, ajo duhet të ketë një ndikim në rendin e emërimit nga një listë e vetme. Për më tepër, në një situatë të tillë emërimi kun një nga autoritet ka një ndikim të drejtpërdrejtë në emërimet e autoritetit tjetër, pasi ndryshon përbërjen e listës së kandidatëve në dispozicion të organit përkatës emërues. Për më tepër, nëse Presidenti kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët, minimumi i kërkuara nga Kushtetuta. Rezervat ndaj kësaj perspektive nuk duken të pajustifikuara. Sjellja e Presidentit në lidhje me këtë nuk duket se justifikon shkarkimin e tij.”- thuhet në draftin e Venecias.

Pra ata argumentojnë se zbatimi i radhës së emërimit në rastin konkret ka rëndësi pasi zgjedhja e njërës palë ndikon në përbërjen e listës për palën tjetër. Sipas tyre situata mund të shkonte në atë mënyrë që lista e Kuvedit të ishte vetëm me një anëtar ç’ka e kthen procesin mbrapsht pasi sipas Kushtetutës ata duhet të zgjedhin ndërmjet tre anëtarëve.

Venecia shprehet edhe mbi pushimin që Presidenti i bëri të drejtës së tij për të zgjedhur anëtarin e Kushtetueses duke pritur radhën e Parlamentit.

“Pezullimi tregoi se Presidenti ende dëshironte të ushtronte pushtetin e emërimit që gëzon sipas Kushtetutës dhe kjo u konfirmua nga emërimi i tij i një kandidati menjëherë pas zgjedhjes së kandidatit të Kuvendit. Në këto rrethana, raporti legjislativ i klauzolës së paracaktuar nuk u zbatua dhe duket se është e arsyeshme të pranosh emërimin e vonuar (Marsida Xhaferllari [shënim i autorëit]) të një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti nuk pranoi të thërriste për betim gjyqtarin që dyshohet se ishte caktuar si paracaktuar (Arta Vorpsi [shënim i autorit]).”- shkruan Venecia.

Sa i përket betimit me shkrim që gjyqtarja Vorpsi bëri, Venecia thotë se Kushtetuta specifikon qartë që betimi duhet bërë “përpara” Presidentit.

Pra Venecia vlerëson si të drejta veprimet e Presidentit Meta në raport me emërimet. Nga ana tjetër ata në mënyrë tepër diplomatike gjejnë përgjegjësi tek KED për gjithë situatën e krijuar.

Shprehimisht në raport thuhet se “KED nuk ka vepruar në mëyrë transparente” pasi ka mbajtur jashtë mbledhjeve avokatin e Popullit. Argumentimin e KED se avokati i Popullit mund të “nxirrte sekretin” e mbledhjes, Venecia i përgjigjet duke se ana tjetër avokati i Popullit mund të “nxirrte” shkelje që mund të kishte në proces. Për këtë arsye ai vendoset nga Kushtetuta që të marrë pjesë në mbledhje.

“Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente. Transparenca është thelbësore për të krijuar besimin e publikut në procedurën e emërimit në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë, KED nuk pranoi praninë kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues në përzgjedhjen me short, si dhe në takimet dhe procedurat e KED”- shkruan Venecia.

Më tej ata shkruajnë se vonesa që bëri kreu i KED me dërgimin e listave jo në një kohë tek Presidenti dhe Kuvendi shkaktoi incidentin e madh procedural. Ata dalin në përfundimin se cilado të ketë qenë arsyeja e kësaj vonese ajo duhej diskutar në KED, gjë që nuk u bë.

“Çështja më e rëndësishme e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e transmetimit të listave të kandidatëve te Presidenti dhe Kuvendi. KED formoi katër lista të kandidatëve (dy për Presidentin dhe dy për Kuvendin) më 29.09.2019; ajo më pas i dërgoi Presidentit dy lista në 08.10.2019 dhe dy lista në Kuvend më 14.10.2019. Kjo shkaktoi një incident të madh procedural. Në përgjigje të pyetjes nga delegacioni i Komisionit të Venecias, pse ai i dërgoi listat në Kuvend gjashtë ditë më vonë se ato që i ishin dërguar Presidentit, Kryetari i KED u përgjigj se përgatitja e dosjeve të plota që u dërguan së bashku me listat zgjatën më gjatë. Ky modus operandi nuk u diskutua në KED. Komisioni i Venecias nuk është në gjendje të shqyrtojë nëse shpjegimi i dhënë është i besueshëm. Në çdo rast, duhet të ishte e qartë se data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të aplikimit të mundshëm të emërimit si parazgjedhje në bazë të rregullit 30-ditor.”

Venecia tërheq vëmendjen e KED për të publikuar regjistrimet audio dhe procesverbalet e mbledhjeve të tyre në faqen e Gjykatës së Lartë, gjë e cila nuk është bërë megjithëse është detyrim kushtetues.

Për tu kthyer tek vetingu. Venecia thekson se procesi duhet të ecë më shpejtë pasi mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese do të sjellë pasoja të rënda në vend. Ata nënvizojnë se mungesa e Gjykatës së Lartë po shkel të drejtat e njeriut për një proces të rregullt ligjor pasi nuk zhvillohen dot rekurset breda një afati të arsyeshëm kohor dhe kjo do të çojë që një mori çështjesh të transferohen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Një tjetër vërejtje mbi vetingun është sa i përket Komisionerit Publik. Venecia shkruan se gjatë vizitës së tyre në Shqipëri konstatuan se disa procese kishin marrë shumë kohë në krahësim me të tjerët. Nga ana tjetër ata kishin të paqartë përse Komisioneri Publik kishte ankimuar disa vendime të KPK dhe disa të tjera të ngjashme jo.

Ky raport i Komisionit të Venecias sheshon nga ana ligjore konfliktin Parlament – President duke treguar se procedura për shkarkimin e këtij të fundit është e pa justifikueshme. Nga ana tjetër ai ngre një sërë pyetjesh. A do të adresohen shqetësimet e Venecias lidhur me vetingun në një kohë kur janë bërë deklarata të forta nga ambasada amerikane për mbrojtjen e reformës në drejtësi. Sipas raportit duket se Presideti nuk është në anën e atyre që kanë devijuar në zbatimi e reformës. Pyetja tjetër me rëndësi është si do të veprohet me kreun e KED, Ardian Dvorani? Si do të ecë padia e Presidetit ndaj tij dhe a do të vazhdojë ai të qëndrojë në detyrë megjithëse mandati i ka mbaruar prej vitesh? /Opinion.al

Etiketa: KEDkomisioni veneciasmeta


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
COVID-19/Laboratori në Wuhan mohon akuzat, Trump: Do reagojmë nëse gënjyet

Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSH

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për kufijtë është politik

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për kufijtë është politik

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 30 Maj 2020
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}