Zyrtarisht Britania e Madhe është në luftë. Parlamenti britanik vendosi pas 11 orësh diskutime që të sulmojnë ushtarakisht ISIS. Në kërkesën e tij për votën pro mocionit për përfshirjen e Britanisë së Madhe në luftën kundër ISIS, kryeministri David Cameron ka thënë se “edhe Britania duhet të përfshihet në luftën e aleatëve kundër kultit të vdekjes”.