Neymar nuk do të luajë vetëm një ndeshje pas kartonit të kuq kundër Olympique Marseilles.
Sulmuesi brazilian do t’i mungojë skuadrës së trajnerit Unai Emery në një ndeshje të fortë si ajo e sotmja (e premte) ndaj Nices.
Sulmuesi brazilian u ndëshkua me karton të kuq ndërsa PSG nuk mori më shumë se një barazim 2-2 përballë Marseilles.
Por Neymar është paralajmëruar se nëse bën të njëjtin veprim atëherë do të ndëshkohet me një ndeshje më shumë.