Bota

Vendosën këngën ‘Bella Ciao’ në xhami, Turqia vendos për dy hakerat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:29 - 23/05/20 |
el ida

Policia turke arrestoi dy persona, si pjesë e një hetimi për transmetimin e këngës ‘Bella Ciao’ nga disa xhami në Izmir.

Banu Ö. u arrestua për vlera fetare degraduese të promovuara publikisht, sipas nenit 216/3 të Kodit Penal turk dhe u la i lirë me masa të kontrollit gjyqësor, ka njoftuar kryetari i prokurorisë publike të Izmirit.

Një person tjetër gjithashtu u la i lirë me masat e kontrollit gjyqësor pasi u mor në arrest, sipas zyrës së prokurorit.

Presidenti i Çeshtjeve Fetare, Ali Erbaş tha se ‘incidenti në muajin e shenjtë të Ramazanit dëmtoi të gjithë muslimanët’ dhe se ata ‘do të ndjekin çështjen deri në fund’.

Të mërkurën në 20 maj, versioni turk i ‘Bella Ciao’, një këngë popullore protestuese në italisht, u dëgjua nga disa xhami në provincën perëndimore të Izmir.

Hakerët depërtuan në sistemet e sigurta të xhamive në Izmir, Turqi për të transmetuar këngën italiane, duke rindezur debate politike dhe fetare në Turqinë e polarizuar./Opinion.al

Pas