Reperja e njohur në të gjithë botën, Nicki Minaj ka habitur të gjithë fansat e saj me anë të një njoftimi të bërë në Twitter.
Këngëtarja ka njoftuar se do të heqë dorë përfundimisht nga karriera, pasi dëshiron të krijojë një familje.
“Kam vendosur të heq dorë nga muzika dhe të krijoj një familje. E di që jeni të lumtur tani. Fansat që më mbështesin, do të më mbështesin deri në vdekje. Ju dua,” shkruan ajo në Twitter.
Nicki Minaj po jeton prej disa kohësh në një histori dashurie me Kenneth Perry, i cili ka pasur probleme të vazhdueshme me ligjin.
Ai është i dënuar që në moshën 15-vjeçare për përdhunim dhe më pas për vrasje me paramendim. TMZ shkruan se ata janë martuar në fshehtësi, megjithatë Minaj nuk ka konfirmuar ende asgjë./Opinion.al