Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka dalë në disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e ditës së sotme.
Një ndër këto vemdime është që zgjidhja e krizës të vijë nëpërmjet krijimit të një qeverie kalimtare më qëllim zgjedhjet e lira.
Opozita e bashkuar për këtë qëllim do të fillojë aksionin opozitar.
Në fjalën e tij para Kuvendit Basha tha
“E para është diskutimit dhe miratimi për nisjen e aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës.
Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha që nga rrënimi i Shqipërise tek degradimi i Edi Ramës. Ky është viti i betejës.
Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Dekriminalizmii i zgjedhjeve është objektivi parësor për të ardhmen e vendit. Ndërkohë që zgjedhjet lokale afrojnë, qeverisja kontrollohet totalisht nga krimi ndaj Edi Rama refuzoi propozimin për vettingun në politikë. Këtë vit Shqipëria rrezikon seriozisht mosmarrjen e statusit në verë”.