Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë të tërhiqet nga Siria duke filluar nga dita e martë duke e justifikuar me faktin se e kishte arritur objektivin.
Vendimi i Putin vjen pas bisedimeve të paqes në Gjenevë që kanë për qëllim zgjidhjen e konfliktit sirian.
Rusia është një aleat kyç i presidentit sirian dhe Kremlini ndihmoi qeverinë e Bashar al-Assad për të rimarrë territorin nga rebelët në luftën civile.