Qeveria ka marrë vendimin që në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit të pezullohen lejet e ndërtimit. Bëhet e ditur se zonat ku janë pezulluar këto leje janë në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
“Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11., si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019, ndryshuar me VKM Nr.751 datë 29.11.2019, ju njoftojmë se është realizuar me sukses pezullimi i aplikimi për leje ndërtimi në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë”,-është bërë e ditur në njoftim.
Në qarqet e prekura nga tërmeti mësohet se do të aplikohet shërbimi vetëm “Aplikim për leje ndërtimi, riparimi, restaurimi (rastet e emergjencave civile)”.
Ky vendim i qeverisë i shpërndarë edhe bashkive që ndodhen në qarqet e sipërpërmendura si Durrës, Tiranë, Vorë, Shijak, Krujë, Kavajë, Shijak, Kamëz dhe Kurbin./Burimi: Abc news