-U tha në Opinion

Vendimi për Tahirin, Klodiana Lala: Një nga gjyqtarët e ka “dorën e rëndë”


               Publikuar në : 21:50 - 19/09/19 |
geliano fataj

Mbështetësit e ish ministrit Saimir Tahiri ishin këtë të enjte që prej orëve të para të mëngjesit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.  Por gazetarja Klodiana Lala, gjatë emisionit Opinion tha se mes mbështetëse kanë qenë dhe zyrtarë apo ish zyrtarë të policisë.

“Ditën e sotme kishte zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë që ishin në mbështetje të tij. Që prej orës 15:45 ata kanë qenë aty, Zoti Tahiri ka patur dhe biseda me gazetarët. U aludua shumë për çështjen e rënduar emocionale. Ishte një moment që iu tha gjyqtarëve që jeta ime është në dorën tuaj dhe hoqi syzet. Nuk ishte një e qarë me lot, por kuptohej që ishte i rënduar”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Sipas gazetares, treshja e gjyqtarëve, (Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka) nuk e ka kaluar vettingun.

Lala veçoi dy nga gjyqtarët Ardit Mustafaj dhe Flora Hajredinaj, për të cilët tha se njihen për vendimet e tyre të drejta.

“Ardit Mustafaj ka dhënë 10 dënime me burgim të përjetshme që nuk janë prishur as në Gjykatën e Strasburgut, jep dënime të rënda. Zoti Mustafaj është rekordi i gjyqtarëve të Krimeve të rënda, cilësohet si gjyqtari i avashtë por nuk i janë cenuar vendimet. Brenda grupit ka patur debate të forta, nga sa unë kam mësuar”./ Opinion.al

Pas