Politikë

Vendimi për Nokën/Ish-nënkryetari i PD: Mjaft me debime, fillo internimet tani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 12/10/21 |
Opi Nion

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas vendimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, për të shkarkuar deputetin Flamur Noka nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëroi se do ta përjashtonte nga grupi i PD nëse vazhdonte me retorikën e tij përçarëse.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho reagon i revoltuar duke thënë “Lul mjaft me debime, fillo internimet tani. Bjeru deputeteve si ne 45. Po ndonje pushkatim nuk do bejme?”.

Më tej ai i drejtohet Bashës duke thënë nuk e bën dot Enver Hoxhën ti, pasi sipas Spahos i pari ishte historik, ndërsa i dyti qesharak.

“Nuk e ben dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjere. Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet”, shkruan Spaho në postimin e tij.

Kujtojmë se ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është mbështetës i nismës “Foltorja”, të ish-kryeministrit Berisha./Opinion.al

Pas