Aktualitet

Vendimi për kontrollorët, avokati:Sot dënuam puçistët,ditë e mrekullueshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:04 - 10/04/21 |
Opi Nion

Avokati i kontrollorëve të Albcontrol, Rezart Kthupi, ka folur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për 3 të ndaluarit.

Avokati është shprehur për mediat  se nuk është në gjendje të përgjigjet, ndërsa në fjalën e tij të shkurtër nuk mungoi ironia.

Sot dënuam me masën e sigurisë arrest me burg ‘pucistët’. Është një ditë e mrekullueshme”.– tha avokati.

Më tej, avokati theksoi se “Shpirtërisht nuk jam në gjendje t’iu kthej përgjigje, jam moralisht i dërrmuar. Njëri prej kontrollorëve sapo ka kaluar Covid-in dhe nuk është në gjendje të përballet me këtë situatë. Sa i përket akuzës, do të ishte koment ligjor, unë gjykoj që është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjësi të një shoqërie anonime”./Opinion.al

Pas