Aktualitet

Vendimi për Berishën, Açka: S’është përjashtuar, por është pezulluar përkohësisht


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:09 - 01/10/21 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur këtë të premte për ngritjen e komisionit hetimor të PD, ku është përzgjedhur të jetë kryetarja.

Açka ka treguar se në këtë Komision do të shqyrtohen çështje sa herë do të ketë apelime.

Më tej ajo është ndalur edhe tek përjashtimi  Berishës nga Grupi parlamentar i PD-së.

Açka ka thënëUnë zotin Berisha e kam njohur nga jashtë. Në këtë mes jam shumë më e besueshme ndaj simpatisë së figurës së Berishës. Do të thoja që zoti Berisha është në një moment që e ka futur PD në një situatë që s’e meritonte. Ne duhet të luftonim në këtë moment ndaj kundërshtarit tonë politik. Beteja nisi si një beteje personale në momentin që u shpall “non grata”, e si e tillë ashtu duhet të vijonte. Në këtë lëvizje përfshihen dhe në mënyrë spontane edhe njerëz që kanë probleme personale me zotin Basha. Mund të jenë personazhe që kanë detyrime ndaj zotit Berishës. Ne e dimë shumë mirë që zoti Berisha ka qenë figurë autoritare. Në një kohë që PD ka nevojë për këshillat e zotit Berisha, ndodh e kundërta.

Më tej Açka ka thënë se Berisha është pezulluar në mënyrë të përkohshme nga grupi parlamentar.

 “Zoti Berisha është pezulluar në mënyrë të përkohshme nga grupi parlamentar. Është deputet, është në parlament ka fjalën për të thënë fjalën e tij si opozitar. Zoti Berisha ka qenë një opozitar dhe ka bërë opozitë edhe për çështjet që kanë të bëjnë me sjellje ndaj Amerikës. Kjo sjellje deri tani i është shitur PD. PD duhet të mbajë një qëndrim të caktuar. PD i është dashur të bëjë këtë operacion, për t’i treguar SHBA që nuk është armike e DASH. Ky pezullim i përkohshëm të mos keqinterpretohet. Unë do prerefroja që të bëhet një komision të urtësh, të mençurish, për të gjykuar edhe vendime që kryesia mund të ketë marrë gabim. Unë do të propozoja një komision të urtësh që të neutralizonin çdo vendim të nxituar apo papritur. PD prodhon lajm, qeveria nuk prodhon lajm sepse s’bën asgjë”, tha Açka.

Pas