Shpallja e “Agimit të Artë” në Greqi, organizatë kriminale ka sjellë edhe reagimin e kreut të qeverisë greke, Qiriakos Micotaqis.
Ai tha se vendimi i sotëm mbyll një cikël traumatik në jetën publike të vendit.
“Me vendimin e sotëm nga Gjykata Penale e Apelit 3-anëtarëshe mbi veprimet e Agimit të Artë, një cikël traumatik në jetën publike të vendit po mbyllet. Dimensioni i tij politik, për fat të mirë, është gjykuar nga fitorja e republikës, që dëbon informacionin nazist nga parlamenti. Tani, gjyqësori i pavarur dha përgjigjen e tij.”, tha kryeministri grek.
Gjykata Penale e Apelit në Greqi shpalli sot “Agimin e Artë”, organizatë kriminale dhe ka dënuar 15 nga 17 anëtarët e saj për vrasjen e reperit të njohur Pavlos Fyssas, teksa burgut i kanë shpëtuar vetëm dy anëtarë.
Më parë, “Agimi i Artë” ishte parti e cila pati fituar edhe vende në parlamentin grek. Ata ishin kritikuar për frymën e tyre radikale naziste. Në zgjedhjet e fundit ata nuk morën asnjë mandat në parlamentin grek ndërsa tani do të hetohen për veprimet e kryera gjatë aktivitetit të tyre./ Opinion.al