Gjatë mbledhjes së sotme të grupit të PD është vendosur që nesër deputetet të jenë të pranishëm në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ku mbahet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 kukësianet.
Gjykata e Apelit në rrethin verior do të shqyrtojë nesër kërkesat e 11 të arrestuarve të Kukësit të cilët kërkojnë që të rrëzohet vendimi i shkallës së parë që i la ata në burg.
Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë nesër në Shkodër, nisur edhe nga përplasja dhe tensioni i madh që u krijua në Tiranë dy javë më parë kur gjyqi u spostua nga Kukësi në kryeqytet.