Gazeta “Panorama” ka zbardhur vendimin e gjykatës që dënoi deputetin e PS-së, Vladimir Kosta me gjobë për armëmbajtje pa leje.
Për këtë vendim është folur gjatë deri te heqja e mandatit të deputetit. Vetë ai nuk ka dhënë më parë detaje për ngjarjen duke thënë se e kishte harruar.
Mirëpo, sipas vendimit të gjykatës, të siguruar nga “Panorama”, mësohet se Vladimir Kosta nuk është kapur rastësisht nga forcat e rendit.
Ai ka patur një sherr me një shtetas tjetër në vitin 1999, kur ishte tregtar. Shtetasi Edmond Topi i ka zënë rrugën me automjetin e tij Vladimir Kostës dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Më pas, Kosta ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër dhe një nga plumbat ka rënë në mjetin e Topit. Këtë fakt e ka pranuar edhe Kosta në gjykatë.
VENDIMI