Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi / Kryebashkiaku i Hasit ka qenë nën hetim për blerje votash

2020/01/27 at 4:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi / Kryebashkiaku i Hasit ka qenë nën hetim për blerje votash

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina ka qenë nën hetim penal për blerje votash në vitin 2017 por hetimi ndaj tij është pushier për mungesë provash.

Sipas vendimit të plotë të Gjykatës së Kukësit, Morina ka qenë nën hetim për një ngjarje të ndodhur në qershor të vitit 2017 ku një qytetar është paraqitur në prokurori dhe ka denoncuar se i janë ofruar para në këmbim të votës. Ai ka dorëzuar edhe paratë që i ishin ofruar dhe celularin e tij me të cilin kishte regjistruar ofertën e Liman Morinës.

Muhamet Pavdeja thotë në dëshminë e tij se është takuar me ish-prefektin e Kukësit Liman Morina në një lokal dhe ky i fundit e ka pyetur fillimisht për numrin e familjarëve të cilët do të votojnë. Më pas ai e ka udhëzuar atë të votojë për Partinë Socialiste dhe i ka dhënë 5 mijë lekë për cdo anëtar.

“Mbi frigorifer i ke ato, merri dhe ik”, thotë në dëshminë e tij, Pavdeja.

Këtë bisedë ai e ka regjistruar me telefonin e tij dhe sapo ka dalë nga lokali ka denoncuar rastin në prokurori.

Sipas vendimit të gjykatës, rezulton se Prokuroria ka provuar ekzistencën e telefonatave midis denoncuesit Muhamed Pavdeja dhe personit nën hetim Liman Morina.

Eksperti kriminalistik ka bërë këqyrjen e gjashtë kartëmonedhave me prerje 5000 lekë të sekuestruara në cilësinë e provës, ku janë vërejtur gjurmë në formë njollash, por pa vija papilare, pra pa vlerë provuese.

Por në vendim thuhet gjithashtu se analizimi i materialit audio është kryer nga oficeri i policisë gjyqësore, dhe jo nga një ekspert specialist i kriminalistikës, siç ligji detyron në raste të tilla. Oficeri i policisë gjyqësore nuk ka mundur të bëjë dot transkriptimin e bisedës duke pretenduar se kishte shumë zhurmë.

Ekspertimi i regjistrimeve audio bëhet nga ekspertë të kësaj fushe të cilët me mjete dhe teknika të posaçme bëjnë të mundur identifikimin e zërave dhe pastrimin e zhurmave. Mos kryerja e kësaj procedure mesa duket ka shpëtuar nga akuza , për blerje votash dhe nga dënimi Liman Morinën.

Dy vite më vonë ai mori drejtimin e Bashkisë së Hasit pas zgjedhjeve të 30 qershorit por ngjarja ku ai akuzohet për blerje votash mbetet ende e pa zbardhur për sa kohë procedurat nuk janë ndjekur konform ligjeve. /Opinion.al

Lexo këtu vendimin e plotë të Gjykatës së Kukësit

Ju sugjerojmë

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
Bota

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

18 Nëntor, 2025 10:46 am
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
Aktualitet

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

18 Nëntor, 2025 10:17 am
Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

18 Nëntor, 2025 10:15 am
“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
Bota

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

18 Nëntor, 2025 9:29 am
Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit

18 Nëntor, 2025 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 8:02 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 7:44 am
Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

17 Nëntor, 2025 10:51 pm
Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku
-U tha në Opinion

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku

17 Nëntor, 2025 10:36 pm
Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës
-U tha në Opinion

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës

17 Nëntor, 2025 10:21 pm
Para
Cilat janë qarqet me numrin më të lartë të aborteve në Shqipëri?

Cilat janë qarqet me numrin më të lartë të aborteve në Shqipëri?

Prokuroria apelon çështjen ndaj kreut të PD, Lulzim Basha

Prokuroria apelon çështjen ndaj kreut të PD, Lulzim Basha

Mister rrëzimi i avionit në Afganistan, talibanët: Vramë oficerë amerikanë

Mister rrëzimi i avionit në Afganistan, talibanët: Vramë oficerë amerikanë

TE FUNDIT

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
18 Nëntor, 2025

Një sulm ushtarak ndaj Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara do të shënonte fundin politik të presidentit Donald Trump. Është ky...

Lexo më shumë

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
18 Nëntor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë për shtyp mbi situatën e motit në vend. Sipas saj, situata “paraqitet...

Lexo më shumë

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim
18 Nëntor, 2025

Si pasojë e erës së forte gjatë natës ka patur pemë të rëna në zonën e “Skelës’ dhe në zonën...

Lexo më shumë

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
18 Nëntor, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një letre dërguar qeverive të Bashkimit Evropian më 17 nëntor tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com