Qeveria ka vendosur me anë të një VKM-je, t’u japë punonjësve të burgjeve nga një pagë shpërblim për festat e fundvitit.
Sipas “News24”, me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, qeveria ka bërë VKM për shpërblimin me një pagë për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, përfshirë dhe punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të brendshëm në Burgje.
Shpërblime këtë fundvit kanë marrë gjithashtu zjarrfikësit dhe administrata e skuadrës kombëtare që punoi për negociatat e Shqipërisë në BE.