Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Qeverisë, PD: Sot ju anulon qiratë, nesër ju shtetëzon pronat

2020/04/03 at 5:18 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i Qeverisë, PD: Sot ju anulon qiratë, nesër ju shtetëzon pronat

Pas vendimit të qeverisë për mos pagesën e qirave gjatë kohës së karantinës, ka reaguar ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi.

Përmesnjë postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi shprehet se ky është një vendim arrogant, i një kryeministri që Kushtetutën e ka bërë leckë.

Ndër të tjera, ish-deputeti thotë se; Po të doje, le t’ia ulë Qevera qiramarrësve barrën e qirasë duke ia njohur vlerën e qirasë si kredi për detyrimet tatimore siç bën Italia.”

Postimi i Oerd Bylykbashit:

Sot ju anulon qirate, neser ju shtetezon pronat

Deri me 21 korrik 2016 kishim Kushtetute, gjykate Kushtetuese dhe Gjykate te Larte. Me pas erdhi ai votimi i famshem me 140 vota per ndryshimet kushtetuese me 22 korrik 2016. Pas asaj dite vdiq Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte, po vdesin gjykatat e tjera. Por deri dje, nese kontraten e qirase e shkelte dikush, mund te ankoheshe ne gjykate.

Qe nga dje, jo me! ‎Qe nga dje Gjykata Supreme eshte Edi Rama Kryeminister. Ai eshte edhe kolegj penal e te denon, edhe kolegj civil dhe te shfuqizon kontraten private te bazuar ne Kod Civil.

Kete budallallek ne Italine fqinje as qe e shkojne neper mend. Edhe Dekretligji per pandemine atje nuk ka guxuar te beje kete. Por njerezit atje me mirekuptim kane rinegociuar kushtet e qirave.

Urdheri per mospagimin e qirave nuk eshte thjesht nje budallek antikushtetues. Eshte forma me e fundit e arrogances se nje Kryeministri qe Kushtetuten e ka lecke per kepucet.

Kontratat e qirave mes privateve bazohen ne Kodin Civil dhe akti normativ ka zero fuqi ‎mbi ato kontrata sepse ai akt nuk pezullon dot Kodin Civil. Kush nuk paguan sot qerate do te duhet ti paguaje nje me nje me vone vleren mujore te qerase. As gjobat sa pese fishi i qirase nuk kane asnje vlere. Ja, do kaloje gjendja e jashtezakonshme dhe akti normativ do hidhet ne kosh, por detyrimi per qerate e papaguara mbetet i pashlyer.

Nese ndokush do qe te shtyje apo pezulloje pagesen e qirase duhet te negocioje duke perdorur klauzolen e “forces madhore”. Fundja njerzilleku nuk ka vdekur dhe te gjithe jemi koshiente per situaten. Nese ka mosmarreveshje, perseri ne gjykate do te perfundojne dhe aty akti normativ nuk pi uje para Kodit Civil, se keshtu ka vendosur Gjykata Kushtetuese qe ne 2013.

Pagesa e qerase eshte e padiskutueshme. Qiramarresit nuk mund te detyrohen te paguajne kamatvonesa, penalitete te tjera apo tu merren garancite e lena sepse veshtiresite jane objektive, te pergjitheshme dhe te paparashikueshme kur u hartuan kontratat.

Po te doje, le t’ia ule Qeveri qiramarresve barren e qirase duke ia njohur vleren e qirase si kredi per detyrimet tatimore sic ben Italia. Le t’ia lehtesoje barren duke ua kthyer qiramarresve si subvencion tatimin e fitimit mbi qirate qe qeveria ia merr pronareve te pronave me qira. Dhe nese nuk pezullon me ligj taksen e prones qe mbledhin bashkite, t’i lehtesoje qiramarresit duke i subvencionuar ne vleren takses se prones qe shteti ua merr pronareve dhe qe keta te fundit e shkarkojne tek vlera e qerase.

Sic e tha nje deputet socialist sot (Zoti na ruajt nga te tille) , nese nje pronar ka pese apartament ku strehohen pese familje, qeveria socialiste do te mbroje pese familjet ne dem te pronarit. Me kete logjike iu moren shtepite e medha pronareve ne 1945 dhe ne to u strehuan te tjeret, derisa u nxorren perfundimisht ne vitin 2012 me akt normativ qe vuri te drejtat ne vend.

Edi Rama nuk ben dot sevap me pronat, parate dhe te drejtat pronesore te te tjereve‎. Nese pranohet sot ne heshtje kjo qe ky propozon, mos u habisni qe te nxjerre Tatimin e Jashtezakonshem per Qirate. Dhe kush nuk paguan, t’i sekuestrohet prona. Fundja ai e ka parashikuar ne Aktin Normativ te fatkeqesise natyrore qe pronat mund te shtetzohen pa kundershperblim. Mos u cudisni fare, sepse ligjet per pronat deri me sot kane rikthyer rishpronesimet e pronareve.‎

Qirate ne vleren e dakordesuar do paguan pavaresisht Edi Rames. Pronar me pronat e privateve dhe gjyqtar i kontratave private Edi Rama nuk ka per t’u bere dot asnjehere.‎ Populistet qe shesin dengla duke i justifikuar keto masa me pandemine, perbuzini si te mjere qe i eshte djegur bishtuku i llampes./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

13 Janar, 2026 3:48 pm
Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit
Kronikë

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 3:34 pm
Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur
Aktualitet

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

13 Janar, 2026 2:58 pm
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë
Aktualitet

Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë

13 Janar, 2026 2:38 pm
Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave
Bota

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave

13 Janar, 2026 2:21 pm
I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…
Kronikë

U arratis nga spitali i Durrësit, kush është Altin Ndoci

13 Janar, 2026 2:10 pm
“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali
Kronikë

“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali

13 Janar, 2026 2:04 pm
Mbi 500 vdekje në ditë, epidemia e gripit bëhet vrastare në Portugali
Bota

Mbi 500 vdekje në ditë, epidemia e gripit bëhet vrastare në Portugali

13 Janar, 2026 1:55 pm
I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…
Kronikë

I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…

13 Janar, 2026 1:45 pm
Administrata Trump anulon më shumë se 100 mijë viza vetëm për një vit
Bota

Administrata Trump anulon më shumë se 100 mijë viza vetëm për një vit

13 Janar, 2026 1:42 pm
Para
“Të varfrit për të varfrit”, qytetarët shqiptarë ndihmojnë njëri-tjetrin

“Të varfrit për të varfrit”, qytetarët shqiptarë ndihmojnë njëri-tjetrin

Alibeaj: Rama të përgjigjet për tenderin 1.5 milionë euro të ushqimeve

Alibeaj: Rama të përgjigjet për tenderin 1.5 milionë euro të ushqimeve

Koronavirusi, Rama: Jemi futur në zonën e zjarrit

Koronavirusi, Rama: Jemi futur në zonën e zjarrit

TE FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
13 Janar, 2026

Pas arratisjes nga spitali e Altin Ndocit është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit. Altin Ndoci, i paraburgosur për...

Lexo më shumë

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit
13 Janar, 2026

Janë publikuar pamjet nga  arritja e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ndoci shihet teksa po vrapon për tu larguar...

Lexo më shumë

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur
13 Janar, 2026

Autoritetet kanë arritur të lokalizojnë përmes dronit dy barinjtë që ishin shpallur të humbur në Libofshë të Fierit, pora mësohet...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë

Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë
13 Janar, 2026

Avokati Maks Haxhiaj ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të klientit të tij, Ergys Agasit, në tenderat e Agjencisë Kombëtare të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com