Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të enjten se prezervativët do të vihen në dispozicion falas në farmaci për të rinjtë nga mosha 18 deri në 25 vjeç, në një përpjekje për të reduktuar shtatzënitë e padëshiruara.
“Është një revolucion i vogël për kontracepsionin,” tha Macron gjatë një debati shëndetësor me të rinjtë në Fontaine-le-Comte, në Francën perëndimore.
Masa vjen pasi qeveria filloi të ofrojë këtë vit kontroll falas të lindjeve për të gjitha gratë nën 25 vjeç.
Prezervativët tashmë rimbursohen nga sistemi kombëtar i kujdesit shëndetësor nëse jepen nga një mjek ose mami, një masë që synon të luftojë përhapjen e SIDA-s dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme.
Për edukimin seksual në përgjithësi, “ne nuk jemi shumë të mirë në këtë temë. Realiteti është shumë, shumë i ndryshëm nga teoria. Është një fushë ku ne duhet të edukojmë shumë më mirë mësuesit tanë”, tha Macron.