Nga Panajot Barka
Realiteti medjatik dhe në publik i përplasjës së fundit institucionale midis Presidentit të Republikës dhe dhe Qeverisë (MEPJ), mendoj se përbën rastin më tipik të fshehjës së thelbit të kësaj përplasjeje me qëllim përdorimin e saj në shërbim të politikës së ditës dhe më shumë të mbajtjes gjallë të antihelenizmit, qoftë për të penguar përpjekjet dypalëshe për zgjidhjen e ngërçeve dhe klimën e acaruar (çdo zhvillim pozitiv në këtë drejtim u heq atyre objektin e “betejave nacionaliste”), qoftë për të imponuar “vullnet popullor” edhe në këto zhvillime të fundit shqiptaro-greke, (“vullnet” aq të dëshirueshme nga pala shqiptare për ta përdorur si instrument imponimi palës greke).
Duke qenë se isha i pari që shpreha në publik shqetësimin se pala shqiptare po negocion me Athinën në shkëlje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, (që do të thotë se në këto kushte çdo lloj marrëveshjeje e re për detin me Greqinë është lehtësisht e rrezueshme), duke patur një informacion më sferik që lëjon dhe vëzhgimin prapa përdës, dua të theksoj që në fillim se ndryshe nga sa konsumohen përditë në lidhje me këtë çeshtje, problemet nuk janë ato që duken.
Këtu qëndron mësa duket edhe gabimi i detyruar i Metës, për të bërë publike një fakt që në kushte të tjera do të pëbënte një procedurë rutine protokollare. Pra, Meta kërkoi dëshmitarë “publikun” dhe presionin e tij, jo aq për të mbrojtur kushtetutshmerinë, se sa për të krijuar mundësinë, nga njera anë për të bërë korrigjime, dhe nga ana tjetër për të lëjuar vëzhgimin më thellë dhe në interes së pari të Shqipërisë pastaj të të dy vendeve.
Në këtë kendveshtrim nuk do të ndaja mendimin se Ministria për Evropën dhe Punë të Jashtme, bëri më nxitim dhe shkel e shko një kërkesë Presidentit Meta për të marrë autorizimin e plotfuqishmërisë. Aspak! Kjo kërkesë përbën një vijimësi të negocimit të deritanishëm në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë. Pra dhe kërkesa nga ana e saj, me përmbajtjen e konstatuar, pëbën një dukument në shkelje të kushtetutës dhe ligjshmerisë tjetër përkatëse shqiptare. Aq më tëpër në kushtet e egzistencës së një precedenti, që për nga motivet dhe vendin që zuri në egocentrizmin nacionalist shqiptar dhe situatat politike egzistuese, vështirë se mund të lëjohet të riperseritet apo të kapërcehet .
Më këtë logjikë, një autorizim plotfuqishmerie i cenueshëm ligjerisht, do të përdorej si një “AS” në mengë të qeverisë, qoftë për t’ju imponuar palës greke në arritjen e pikësynimeve të palës shqiptare, por më shumë të faktorëve të tretë, qoftë për të mos lëjuar të kundërtën.
Kjo do të thotë se Greqia nga ana e vet do të vihej në të njëjta pozita si me 2009. Do të arrinte, nëse po, një marrëveshje për detin, e cila do të kishte vlerë deri sa Tirana, të shmangte qëndrimin pengues të Athinës për hapjen e negociatave me BE, apo dhe realizimin e kërkesave të tjera të veta ndaj Greqisë, dhe pastaj do të rishfaqej Gjykata Kushtetuese me vendim të parathenë përshkak të precedentit të 2010.
Ndryshimi është se në këtë rast fajtor nuk do të ishte qeveria.(!!) Ajo edhe pse më shumë vonesë, ndryshe nga qeveria Berisha, i kërkoi Presidentit autozisimin për plotfuqishmërinë. Që do të thotë se fajtor do të dilte Presidenti i Republikës, i cili, me argumentin “për të kënaqur Greqinë e keqe dhe kundër Ramës” e dha autorizimin pa e ballafaquar me kushtetutëshmerinë!! Sot Meta akuzohet për të kundërtën (!!) sikur po pengon qeverinë të arrijë një marrëveshje shumë të dobishme për Shqipërinë. (Në fakt bëhet fjalë në favor të lojrave të qeverisë që në vetvete po përbëjnë një precedentë të rrezikshëm për marrëdhëniet midis dy vendeve).
Vendimi i Metës për të kërkuar saktësime në tri nivele në kërkesën e qeverisë për autorizim plotfuqishmerie, u interpretua edhe në medjat greke me të njëjta konotacione si në Tiranë. Që Meta hodhi në erë marrëveshjen e detit që ishte aq pranë. Edhe në Athinë nuk u kuptua se me qëndrimin e vet Meta i bëri një shërbim të madhë mundësisë së arritjës së një marrëveshjeje të qëndrueshme për detin në favor të të dy palëve.
Problemi do të ishte i manaxhueshëm nëse, nga ana tjetër, nuk do të vihej re, me një menyrë, ose në një tjetër, se marrëveshja e detit me Greqinë kërkon me një impenjim shumë më të padukshëm, por të nënvizuar dukshëm nga shumë analistë dhe politikanë në Shqipëri (çudetërisht, zbehtë në Greqi), të krijojë nga pala shqiptare precedentë lëhtësisht të referueshëm nga Turqia në raportet e veta kufitare detare me Greqinë. Kjo situatë mund të interpretohet, pse jo, se nëse marrëveshja për kufirin detar në Jon nuk do të krijojë realitete të kësaj natyre, arritja e saj të jetë e diskutueshme deri dhe e pamundur.
Por, a është vetëm ky problem?!
Ndryshe nga Greqia, ku qeveria i mban letrat të mbyllura, opozita respekton autoritetin e qeverisë duke pritur të shpreh gjykimin e vet në momnentin e duhur dhe medjat greke konsumojnë më shumë lajme që prodhohen në Shqipëri; tek ne synimi i çdo marrëveshjeje me Greqinë (në këto bisedime) shpallet nga vet autoritetet shqiptare, në formë verbale dhe të veshur me një retorikë joshese për frymën nacionaliste antihelene (kjo bëhet më shumë me qëllim që nësër ta përdorë këtë qëndrim të opinionit si argument vijeje të kuqe në bisedime me palën greke).
Në këtë kuadër, një ndjekës i kujdesshëm i daljeve të fundit publike të ministrit Bushati nuk mund të mos vë re argumentin se në lidhje me marrëveshjen e detit bëhet fjalë për një marrëveshje të re, e cila, përveç të tjerave, do të arrihet duke respektuar vendimin korrespondues të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010. (!)
Çfarë do të thotë kjo me terma të tjera? Që përveç se, pas tërheqjës së Greqisë, do të kemi një marrëveshje të re, kjo marrëveshje do të duhet të respektojë pikat e përmabjtjës se vendimit të Gjykatës Kushtetuese që faktikisht marrin vlerën juridike të ligjit.
Për palën greke kjo me siguri përbën një kafshatë që mbëtet në çfarëdo lloj fyti. Së pari, pavarësisht se deri më sot pala greke negocioi me palën shqiptare jashtë kontrollit të opozitës, ajo do ta ketë shumë të veshtirë të gjejë isntrumenta argumentuese që motivuan ndërmarrjen e inisiativës për anashakalimin e marrëveshjës së 2009, të nënshkruar në nivel qeveritar dhe vetëm pa marrë miratimin e parlamenteve reciproke, duke respektuar kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare. Aq më e veshtirë bëhet situata, në rastin konkret për vet qeverinë greke, të negociojë duke respektuar vijat e kuqe të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, të cilat në thelb janë të papranueshme për interesat greke dhe legjislacionin ndrkombëtar. Problemi bëhet akoma më i ndërlikuar dhe i mprehtë, kur përditë e më shumë po dalin në dukje detaje se të gjitha rezultatet e negociatave të palës shqiptare, kalojnë, sipas deklaratave zyrtare të qeverisë, nga filtra të treta, që duhet lëxuar nga interesa të palëve të treta që shpesh, brenda dhe jasht parlamentit shqiptar, në medja e kudo janë identifikuar me interesat e Turqisë në raport me Greqinë.
Ka edhe një moment të fundit. Në Greqi së fundmi shumë analistë kanë filluar të bejnë bilancin e prëfitimeve greke nga marrëvëshjeve me palën shqiptare. Dhe përveç klimës së përmirësuar, nuk gjejnë ndonjë përfitim tjetër. Përkundrazi! Flasin me argumenta se Greqia i jep Shqipërisë gjthëçka, madje duke e akuzuar qeverinë greke dhe për problemin çam dhe nuk merr asgjë. Dhe me këtë nuk është se harrojnë fillimin e proceseve për varet e ushtarëve grekë, pasi, këto procese të cilave për momentin u dihet vetëm fillimi (!), përbëjnë një detyrim moral e human që rrjedh nga detyrim ligjor ndërkombëtar dhe se bëhet fjalë për ushtarët e fundit të luftës së dytë botërore pa një varrë!