Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Metës, juristët të ndarë. Pse presidenti bëri shqiponjën

2019/06/10 at 10:29 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i Metës, juristët të ndarë. Pse presidenti bëri shqiponjën

Presidenti Ilir Meta bëri këtë të hënë një shpjegim të gjatë të arsyeve kushtetuese dhe ligjore që sipas tij e çuan në vendimin për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, akt të cilin ai e paralajmëroi të shtunën në mbrëmje dhe e firmosi publikisht gjatë një transmetimi televiziv direkt në përfundim të një deklarate të gjatë.

Që në fillim zoti Meta saktësoi se “sipas Kushtetutës, pa patur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, nuk mund të zhvillohen”.

Në studion e Opinion, këtë të hënë u diskutua mbi vendimin e Presidentit:

Enkeled Alibeaj: Po, siç ka të drejtë parlamenti të nxjerrë një ligj apo ta shfuqizojë ashtu ka të drejtë dhe Presidenti. Sikur në 30 qershor të kishim ditë zie, çfarë do bënim? Motivet që dha presidenti janë qartësisht juridike, që e marrin burim nga situata aktuale.

Plarent Ndreca: Absolutisht jo, një veprim që tregon një pikë shumë të ulët të kurbës presidenciale pas ’97. Është një veprim krejtësisht politik. Këtu nuk ka asnjë bazë ligjore konkrete, janë gjykime politike. Presidenti nuk mund të përdorë detyrën e tij për të ndikuar në fushën politike, apo për të hedhur dekrete presidenciale në ndihmë të palëve. Kushtetuta përcakton qartësisht datën e zgjedhjeve. Me këtë veprim ai ka hedhur molotov mbi situatën, është bashkuar me një palë duke e kthyer procesin tërësisht politik. Juridikisht ky akt është tërësisht nul. Nuk është akt thjesht i paligjshëm. Edhe sikur të ishte Gjykata Kushtetuese nuk do merrej me këtë vendim. Ka një vendim të 2017, që e ka thënë qartë.

Jordan Daci: Absolutisht ka vlerë dekreti i Metës, është njëlloj si dekreti i një presidenti italian, maqedonas etj. Kreu i kushtetutës sonë është ekzaktësisht si i asaj gjermane. Ajo shqiponja sot që bëri Meta, lidhej me datën 10, më lidhjen e Prizrenit. A i themi ne që Presidenti është garant i kushtetutës. A thotë opozita që është anti-kushtetues dekreti? Atëherë e cakton qartësisht se kush vendos për këtë.

Saimir Visha: Presidenti nuk e ka të drejtë të anulojë datën e zgjedhjeve. Kompetenca e presidentit është vetëm të caktojë datën e zgjedhjeve. KQZ sot me të drejtë nuk ka pranuar një dekret shfuqizimi, sepse nuk e parashikon. Data 30 është normale dhe e pakthyeshme. Nëse Presidenti do bënte këtë dekret me një datë të re, atëherë kishte fuqi. Kjo është kompetencë e tij për të caktuar datë dhe KQZ do ishte e detyruar ta pranonte./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

SHBA rrit presionin ndaj Harvardit: Nis hetimi për kërkimet e financuara nga shteti
Bota

SHBA rrit presionin ndaj Harvardit: Nis hetimi për kërkimet e financuara nga shteti

10 Gusht, 2025 9:31 am
Takimi Trump-Putin, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt
Bota

Takimi Trump-Putin, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt

10 Gusht, 2025 9:12 am
Rikthehet “makthi” në Kapshticë për emigrantët, radhë në kufirin grek
Aktualitet

Rikthehet “makthi” në Kapshticë për emigrantët, radhë në kufirin grek

10 Gusht, 2025 9:09 am
Zjarret, Vengu: Ndërhymë për shpëtimin e banesave dhe hidrocentralit të Bistricës
Aktualitet

Zjarret, Vengu: Ndërhymë për shpëtimin e banesave dhe hidrocentralit të Bistricës

10 Gusht, 2025 8:24 am
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

“Jo tokë Rusisë”, Europa kundër Trump: Paraqesin propozim alternativ në SHBA

10 Gusht, 2025 8:12 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

Ku interesat takohen, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin?

10 Gusht, 2025 8:09 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

10 Gusht, 2025 8:07 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Gusht, 2025 8:06 am
Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

9 Gusht, 2025 10:40 pm
Para
“Meta i hodhi një komardare shpëtimi Ramës, koston e mori vetë”

“Meta i hodhi një komardare shpëtimi Ramës, koston e mori vetë”

Kosova nuk ndalet, mposht Bullgarinë në Sofje

Kosova nuk ndalet, mposht Bullgarinë në Sofje

Horskopi, 9 Dhjetor, sipas Paolo Fox

Horoskopi 11 Qershor 2019

TE FUNDIT

SHBA rrit presionin ndaj Harvardit: Nis hetimi për kërkimet e financuara nga shteti

SHBA rrit presionin ndaj Harvardit: Nis hetimi për kërkimet e financuara nga shteti
10 Gusht, 2025

Faza më e fundit e administratës Trump kundër Universitetit të Harvardit përfshin një shqyrtim të plotë të programeve kërkimore të...

Lexo më shumë

Takimi Trump-Putin, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt

Takimi Trump-Putin, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt
10 Gusht, 2025

Ferragosto në Alaska. Këtu do të takohen të premten presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu rus, Vladimir Putin,...

Lexo më shumë

Rikthehet “makthi” në Kapshticë për emigrantët, radhë në kufirin grek

Rikthehet “makthi” në Kapshticë për emigrantët, radhë në kufirin grek
10 Gusht, 2025

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe....

Lexo më shumë

Zjarret, Vengu: Ndërhymë për shpëtimin e banesave dhe hidrocentralit të Bistricës

Zjarret, Vengu: Ndërhymë për shpëtimin e banesave dhe hidrocentralit të Bistricës
10 Gusht, 2025

Disa vatra zjarri kanë përfshirë zonën e Finiqit. Flakët, të favorizuara nga era e fortë kanë rrezikuar banesa, biznese dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com