Ka mbërritur në Presidencë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të vitit 2019.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, njofton se nesër ky institucion do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar.
“Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019. Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Blushi./ Opinion.al