Aktualitet

Vendimi i “Kushtetueses” për Teatrin publikohet në Fletoren Zyrtare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:47 - 21/07/21 |
Opi Nion

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar wshtë publikuar në Qendrën e Botimeve Zyrtare.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi planin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Dy javë pasi dëgjoi pretendimet e palëve, gjykata vendosi të shpall si antikushtetues ligjin special që qeveria miratoi në vitin 2018, nga ku nisi edhe rrugëtimi për shembjen e godinës nën argumentin e ndërtimit të Teatrit tëri kombëtar.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se ligji cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, parimin e shtetit të së drejtës në drejtim të procesit të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare nga institucionet përkatëse si dhe parimin e decentralizimit dhe të autonomisë vendore të sanksionuar në nenin 13 të Kushtetutës.

Qeveria i hapi rrugë shembjes së godinës duke e kaluar pronësinë e Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës. Edhe kjo VKM u rrëzua nga trupa, duke e cilësuar atë si anti-kushtetuese.

Por gjykata nuk arriti të caktonte nëse shembja e godinës së teatrit ishte anti-kushteutes apo jo. Kjo për shkak se për herë të parë, gjyqtarët u ndanë duke mos arritur kuorumin prej të paktën pesë votash, çka mundëson vendimmarrjen.

Pas