Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i “Kushtetueses” për Teatrin, PD: SPAK të arrestojë Erion Veliajn

2021/07/04 at 12:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD padit në SPAK Edi Ramën, 15 ministra, kryebashkiakë dhe deputetë

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.


Në një deklaratë mbajtur për mediat Çlirimi Gjata është shprehur, se vendimi I Gjykatës Kushtetuese ka dëshmuar që Rama dhe Veliaj kanë shkelur Kushtetutën.

Ndër të tjera në fjalën e tij Gjata, bën thirrje SPAK që të arrestojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si autor dhe përgjegjës për shkatërrimin e një pasurie kombëtare. Sipas tij koha i dha të drejtë PD-së dhe se vendimi i Kushtetueses bën nul dhe antikushtetues çdo veprim të kryer nga Bashkia e Tiranës.

Deklarata e plotë:

Dy ditë më parë me vendimin e saj për Teatrin Kombëtar, Gjykata Kushtetuese provoi edhe njëherë se Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku ligjet bëhen dhe shkelen për t’u shërbyer interesave të një pakice, në dëm të shumicës së qytetarëve.

Vendimi dëshmoi se Edi Rama dhe Erjon Veliaj, shkelën Kushtetutën, dhunuan artistët, aktivistët dhe qytetarët, shembën dhunshëm Teatrin Kombëtarë, madje duke përodrur edhe forcat RENEA-n e armatosur deri në dhembë, vetëm për të çuar deri në fund grabitjen e tokës publike, për t’i liruar vendin kullave me të cilat do të pastroheshin paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

Për tre vite me rradhë Partia Demokratike qëndroi në mbrojte të tashëgimisë kulututore, në mbrojtje të artistëve, në mbrojtje të interesit publik, kundër një regjimi që u soll dhe sillet si një bandë plaçkitësish, që ka gjunjëzuar kryeqytetin duke e kthyer në lavatriçe të parave të pista të krimit dhe korrupsionit.

Koha na dha të drejtë, ndaj detyra jonë është të luftojmë edhe më forë kundër padrejtësisë.

Shfuqizimi i ligjit special dhe VKM-së që i kalon pronësinë Bashkisë Tiranë, bën nul dhe antikushtetues çdo veprim të kryer nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira, që duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, shembën barbarisht Teatrin Kombëtar.

Këto veprime ANTIKUSHTETUESE, që nuk u ndalën përpara kërkesave të artistëve dhe qytetarëve, madje as përballë autoriteteve ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore, si Europa Nostra, që e renditën Teatrin si objektin më të rrezikuar në Europë, përbëjnë provën më flagrante për abuzimin me pushtetin nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Autorët e këtij krimi të rëndë kushtetutes dhe ligjor, me pasoja të rënda për interesin publik duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë.
Ndaj sot Partia Demokratike i bën përsëri thirrje SPAK të arrestojë sa më parë Erion Veliajn si autorin dhe përgjegjësin direkt për shkatërrimin e një pasurie kombëtare, në kundërshtim me Kushtetuën dhe ligjet e vendit.

SPAK duhet të marrë gjthashtu nën përgjegjësi penale edhe çdo zyrtar publik të përfshirë në këtë paligjshmëri, duke filluar nga Edi Rama e deri tek çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës për shembjen kriminale dhe antikombëtare të Teatrit.

13 muaj më parë Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për 22 zyrtarë mes të cilëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Sot nuk ka asnjë përgjegjës përpara drejtësisë, as për dhunën e ushtruar, as për aktin e paligjshëm të shembjes së Teatrit. Kjo vonesë ngarkon me përgjegjësi SPAK-un para shqiptarëve, sepse vendosja e drejtësisë për Teatrin është një provë e rëndësishme për funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Artistët e bënë detyrën e tyre në mbrojtje të Teatrit dhe trashëgimisë, qytetarët e bënë detyrën e tyre në mbrojte të pronës publike dhe të Kushtetutës, Partia Demokratike e bëri dhe do ta bëjë detyrën e saj kundër regjimit dhe në mbrojtje të interesit publik. Tani është koha që SPAK të bëjë detyrën duke bërë drejtësi për Teatrin.

Dhe nga hiri i këtij tempulli të shembur padrejtëisht, bashkë me godinën historike, aty siç ishte dhe aty ku ishte, të mund të rindërtojmë të gjithë bashkë edhe demokracinë e goditur pabesisht nga masakra zgjedhore e 25 prillit./Opinion.al

Etiketa: kushtetuesePDtearri


Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
“Plotësoni kërkesat”, Mjekët specializantë bojkotojnë shërbimet në QSUT

Velipojë/QSUT jep detaje për 4 të plagosurit: Nuk mund t’i nisim për Itali

“Festim kokëlopa merrte…”,Lidhjet e 2ish-zyrtarëve të policisë me bandën

“Festim kokëlopa merrte...”,Lidhjet e 2ish-zyrtarëve të policisë me bandën

Sekuestrohen 33 mijë $ të padeklaruara,ishin fshehur në çantën e laptopit

Sekuestrohen 33 mijë $ të padeklaruara,ishin fshehur në çantën e laptopit
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com