Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VENDIMI I KUSHTETUESES/ PD-së i hapet drita jeshile për të kërkuar “kokën” e Kokëdhimës

2016/02/24 at 2:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koço Kokëdhima: ju tregoj njeriun më të rëndësishëm në PS 

TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e shumicës parlamentare që vendosi të mos çojë në këtë gjykatë kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të Deputetit socialist Koço Kokëdhima.


Me vendimin numër 48/2015, Kuvendi nuk pranoi kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të opozitës me argumentin se nuk përmbusheshin kushtet për të dëguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre. Por me, vendimin e zbardhur këtë të mërkurë, Gjykata Kushtetuese thotë se Kuvendi është i detyruar të dërgojë çështje të tilla në këtë gjykatë pasi është ai organik i vetëm që shqyrton çështjet me themel.

“Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të marrë nga Kuvendit. Tashmë Kuvendi është i detyruar t’i drejtohet Gjykatës për të marrë një vendim për mandatin e Kokëdhimës.

Partia Demokratike e akuzon Deputetin Koço Kokëdhima për përfitim të fondeve publike në të paktën 150 raste, me anë të kompanisë “Abissnet” edhe pasi ai ishte bërë deputet.

Kokëdhima i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë kompania “Abissnet” nuk kishte nënshkruar asnjë kontratë me institucionet shtetërore pas marrjes nga ana e tij të mandatit të deputetit. Kokëdhima i ka shitur aksionet e kësaj kompanie në Shkurt të vitit 2014.

Gjykata Kushtetuese vendosi: Pranimin pjesërisht të kërkesës, interpretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës si vijon:

Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

– Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima”.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe ka fuqi prapavepruese. 



Ju sugjerojmë

U shua në moshën 78-vjeçare, Berisha mban një minutë heshtje për Bujar Bukoshin
Aktualitet

U shua në moshën 78-vjeçare, Berisha mban një minutë heshtje për Bujar Bukoshin

10 Qershor, 2025 1:05 pm
Policia në Riga, “prova” me tifozët
Aktualitet

Policia në Riga, “prova” me tifozët

10 Qershor, 2025 12:54 pm
Hetimet ndaj tij u shtynë 3 muaj/ Meta: SPAK ka zero fakte dhe prova
Aktualitet

Hetimet ndaj tij u shtynë 3 muaj/ Meta: SPAK ka zero fakte dhe prova

10 Qershor, 2025 12:46 pm
Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet
Kryesore

Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet

10 Qershor, 2025 12:34 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Kreu i ri i BKH, SPAK shpall listën e kandidatëve/ Në garë Gledis Nano dhe Haki Çako

10 Qershor, 2025 12:16 pm
Letoni – Shqipëri/ Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme
Kryesore

Letoni – Shqipëri/ Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme

10 Qershor, 2025 12:05 pm
Vrasja e vëllezërve Haxhia/Erion Alibej: Viktori u vra kot, ja cilët kishim objektiv
Aktualitet

Vrasja e vëllezërve Haxhia/Erion Alibej: Viktori u vra kot, ja cilët kishim objektiv

10 Qershor, 2025 12:03 pm
Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës/Majko: Një njeri që tejkaloi veten!
Kryesore

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës/Majko: Një njeri që tejkaloi veten!

10 Qershor, 2025 11:51 am
Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta
Bota

Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta

10 Qershor, 2025 11:48 am
Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar
Aktualitet

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar

10 Qershor, 2025 11:37 am
Para
Fleckenstein: S’ka BE pa reformuar drejtësinë

Fleckenstain takon Tahirin: Kthimi i Armando Prengës në Kuvend është shqetësues

Aurela Hoxha nis pushimet në shkurt

Aurela Hoxha nis pushimet në shkurt

KLSH padit kreun e ARRSH, ja sa dëm i shkaktoi buxhetit të shtetit

KLSH padit kreun e ARRSH, ja sa dëm i shkaktoi buxhetit të shtetit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

U shua në moshën 78-vjeçare, Berisha mban një minutë heshtje për Bujar Bukoshin

U shua në moshën 78-vjeçare, Berisha mban një minutë heshtje për Bujar Bukoshin
10 Qershor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi. Në një deklaratë...

Lexo më shumë

Policia në Riga, “prova” me tifozët

Policia në Riga, “prova” me tifozët
10 Qershor, 2025

Ndeshja e Kombëtares në Letoni do të shërbejë edhe si një provë për sigurinë dhe rendin publik në Riga. Autoritetet...

Lexo më shumë

Hetimet ndaj tij u shtynë 3 muaj/ Meta: SPAK ka zero fakte dhe prova

Hetimet ndaj tij u shtynë 3 muaj/ Meta: SPAK ka zero fakte dhe prova
10 Qershor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK vendosi të shtyjë me 3 muaj hetimet ndaj tij....

Lexo më shumë

Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet

Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet
10 Qershor, 2025

Ashtu siç edhe pritej, Sylvinho ka lënë sërish në tribuna tre futbollistë kuqezi për duelin me Letoninë. Portieri Mario Dajsinani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com