Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i KQZ, reagon Osmani: Veproi me agjendë politike

2021/01/23 at 8:43 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i KQZ, reagon Osmani: Veproi me agjendë politike

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) duhet ta ruajë integritetin e vet, derisa vendimet e takimit të së premtes në këtë institucion i ka konsideruar të pashembullta, të pahijshme dhe të papranueshme.

Përmes një adresimi në rrjetin social, Facebook, Osmani ka thënë se në mbledhjen e 22 janarit është ushtruar presion ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim dhe udhëheqësit të kësaj zyre.

Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat zgjedhore të subjekteve politike Vetëvendosje (VV), Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pasi këto parti nuk i kishin zëvendësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

KGJK kishte thënë se “janë 47 kandidatë nga rreth 1,080, të cilët janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vjetët e fundit”.

“Ajo çfarë ka ngjarë dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së. Por e kemi me çdo kusht që ta shpëtojmë këtë proces. Prandaj në asnjë moment e një asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të biem në kurthet që ndërtohen, me qëllim që ky proces të parandalohet dhe të stërzgjatet”, ka thënë Osmani në adresimin e saj.

Ajo ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që situata të tilla të ndodhin sërish në këtë institucion.

“Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla sikur ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake si dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civilë do të detyrohem të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh ligji për zgjedhjet dhe ashtu siç më detyron kushtetuta e vendit”, ka thënë mes tjerash ajo.

Në takimin e së premtes Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i rekomandoi KQZ-së që t’i certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, të cilët janë në kuadër të listave zgjedhore të subjekteve politike.

Ky propozim, sipas drejtorit të kësaj zyreje, Yll Buleshkaj, ka ardhur si rezultat i paqartësive në pikën “q” të nenit 29 të Ligjit për zgjedhje të përgjithshme, pikë kjo që ua ndalon kandidimin personave të dënuar në tri vjetët e fundit.

Buleshkaj ka theksuar se zyra që ai drejton ka propozuar që të certifikohen të gjithë kandidatët, duke lejuar hapësirë për ankesa më vonë.

Por, kjo u kundërshtua nga shumica e anëtarëve të KQZ-së, të cilët vendosën që të votojnë një nga një për subjektet politike, pasi disa prej tyre nuk i kishin zëvendësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme./REL

Etiketa: kosoveKQZvjosa osmani

Ju sugjerojmë

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
Bota

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

16 Dhjetor, 2025 12:31 pm
Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
Kronikë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 12:24 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Kryesore

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes

16 Dhjetor, 2025 11:17 am
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Donald Trump firmos urdhrin ekzekutiv: Droga është armë e shkatërrimit në masë

16 Dhjetor, 2025 11:12 am
Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…
Sport

Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…

16 Dhjetor, 2025 10:52 am
SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 9:41 am
27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
Kronikë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

16 Dhjetor, 2025 9:33 am
BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
Bota

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

16 Dhjetor, 2025 9:18 am
Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
Kronikë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

16 Dhjetor, 2025 8:33 am
Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë
Bota

Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë

16 Dhjetor, 2025 8:31 am
Para
306 ditë në spital, shërohet personi i sëmurë më gjatë nga COVID-19

306 ditë në spital, shërohet personi i sëmurë më gjatë nga COVID-19

COVID-19, rritet numri i viktimave në Itali

COVID-19, rritet numri i viktimave në Itali

Shërohet nga COVID-19 kryetari i LDK-së, ​Isa Mustafa

Reagimi për KQZ, Mustafa: Osmani nuk e meriton të jetë në Presidencë

TE FUNDIT

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
16 Dhjetor, 2025

Zyrtarë të lartë të Pentagonit po përgatisin një plan për të mbyllur disa nga selitë kryesore të ushtrisë amerikane dhe...

Lexo më shumë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
16 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka firmosur gjithsej 8 masa sigurie të kërkuara nga SPAK për llogari të një hetimi gati njëvjeçar...

Lexo më shumë

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
16 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë padi ndaj gazetarëve dhe se problematika kryesore në vend lidhet...

Lexo më shumë

Donald Trump firmos urdhrin ekzekutiv: Droga është armë e shkatërrimit në masë

“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
16 Dhjetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv me të cilin “fentanili i paligjshëm dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com