Kryesore

Vendimi i Gjyktës ndaj Tabakut “përplas” Ramën dhe Bashën në Twitter


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 16/06/20 |
Al Do

Gjykata e Tiranës dënoi sot ish-deputeten Jorida Tabaku me 500 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj kryebashkiakut Veliaj. Tabaku duhet të paguajë dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. Po ashtu, ajo duhet të përgënjeshtërojë deklaratat ndaj Veliajt.

LEXO EDHE – Veliaj fiton gjyqin ndaj Jorida Tabakut

Kryeministri Rama ka reaguar ndaj këtij lajmi në Twitter. Ai shkruan se prioritet i Partisë Demokratike janë shpifjet dhe shton se për këtë po zhvillohen një varg gjyqesh.

Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje!”, shkruan Rama.

Pas këtij reagimi të kryeministrit ka ardhur edhe përgjigjja e kreut të demokratëve, Lulzim Basha.

Vendimin e sotëm ndaj ish-deputetes Tabaku, Basha e cilëson propagandë në funksion të fshehjes së hajdutërisë dhe bashkëpunimit me trafikantë droge në projektin e Unazës së Re tek zona e Astirit.

Basha shton gjithashtu se fshehja e këtyre fakteve bëhet përmes gjyqtarëve të korruptuar.

Babëzia, arroganca dhe shpifja janë trinomi i pandarë i RAMAVIRUSIT që prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt shpunësimit, varfërisë dhe krizës. Asnjë marionetë e RAMAVIRUSIT nuk e fsheh dot hajdutërinë e tij në bashkëpunim me trafikantët e drogës tek afera e Astirit.

E vërteta e vetme e këtij KM dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij.Këtë të vërtetë që i madh e i vogël e di dhe e ka provuar në kurriz, nuk e fshehin dot më as gjyqtarët e korruptuar dhe as regjia e propagandës së lodhur.

Këto të vërteta dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër mjerimit ekonomik dhe padrejtësive të RAMAVIRUSIT, do ta largojnë shumë shpejt këtë bandë dhe drejtësia e pavarur do tu japë ndëshkimin e merituar me ligj për krimet, varfërimin dhe zhvatjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë“, shkruan Lulzim Basha në Twitter. /Opinion.al

Pas