Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Gjyktës ndaj Tabakut “përplas” Ramën dhe Bashën në Twitter

2020/06/16 at 3:45 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i Gjyktës ndaj Tabakut “përplas” Ramën dhe Bashën në Twitter

Gjykata e Tiranës dënoi sot ish-deputeten Jorida Tabaku me 500 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj kryebashkiakut Veliaj. Tabaku duhet të paguajë dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. Po ashtu, ajo duhet të përgënjeshtërojë deklaratat ndaj Veliajt.

LEXO EDHE – Veliaj fiton gjyqin ndaj Jorida Tabakut

Kryeministri Rama ka reaguar ndaj këtij lajmi në Twitter. Ai shkruan se prioritet i Partisë Demokratike janë shpifjet dhe shton se për këtë po zhvillohen një varg gjyqesh.

“Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje!”, shkruan Rama.

Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje! Bashkëngjitur vendimi: pic.twitter.com/bSxC5RETNm

— Edi Rama (@ediramaal) June 16, 2020

Pas këtij reagimi të kryeministrit ka ardhur edhe përgjigjja e kreut të demokratëve, Lulzim Basha.

Vendimin e sotëm ndaj ish-deputetes Tabaku, Basha e cilëson propagandë në funksion të fshehjes së hajdutërisë dhe bashkëpunimit me trafikantë droge në projektin e Unazës së Re tek zona e Astirit.

Basha shton gjithashtu se fshehja e këtyre fakteve bëhet përmes gjyqtarëve të korruptuar.

“Babëzia, arroganca dhe shpifja janë trinomi i pandarë i RAMAVIRUSIT që prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt shpunësimit, varfërisë dhe krizës. Asnjë marionetë e RAMAVIRUSIT nuk e fsheh dot hajdutërinë e tij në bashkëpunim me trafikantët e drogës tek afera e Astirit.

E vërteta e vetme e këtij KM dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij.Këtë të vërtetë që i madh e i vogël e di dhe e ka provuar në kurriz, nuk e fshehin dot më as gjyqtarët e korruptuar dhe as regjia e propagandës së lodhur.

Këto të vërteta dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër mjerimit ekonomik dhe padrejtësive të RAMAVIRUSIT, do ta largojnë shumë shpejt këtë bandë dhe drejtësia e pavarur do tu japë ndëshkimin e merituar me ligj për krimet, varfërimin dhe zhvatjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë“, shkruan Lulzim Basha në Twitter. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

4 Shtator, 2025 12:58 pm
“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve
Aktualitet

“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

4 Shtator, 2025 12:54 pm
Kodi Penal, Rakipi: Nuk lidhet me profesionin e gazetarit, s’ka tendencë kundër tyre
Aktualitet

Kodi Penal, Rakipi: Nuk lidhet me profesionin e gazetarit, s’ka tendencë kundër tyre

4 Shtator, 2025 12:38 pm
‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
Bota

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

4 Shtator, 2025 11:48 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

4 Shtator, 2025 11:42 am
Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
Bota

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

4 Shtator, 2025 11:26 am
Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
Politikë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

4 Shtator, 2025 11:20 am
Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel
Aktualitet

Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

4 Shtator, 2025 11:02 am
“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh
Bota

“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh

4 Shtator, 2025 10:55 am
Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë
Kronikë

Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë

4 Shtator, 2025 10:27 am
Para
IKMT prish 11 ndërtime pa leje në Dhërmi

IKMT prish 11 ndërtime pa leje në Dhërmi

Rama nxjerr videon e projektit të ri për Durrësin

Rama: Nëse vazhdojmë kështu, do të na duhet të rimbyllemi

Shembja e Teatrit/ Reagon Rama: Tiranën nuk e ndalin dot

Rama: Nuk do të lejojmë asnjë grumbullim, qoftë edhe politik

TE FUNDIT

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
4 Shtator, 2025

Kryeministri Rama kritika për Ksamilin, duke e cilësuar një plazh të dhunuar. Rama tha se ajo perlë e natyrës nuk...

Lexo më shumë

“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për objektivat e qeverisë në sektorin e turizmit. Kreu i qverisë tha se edhe në...

Lexo më shumë

Kodi Penal, Rakipi: Nuk lidhet me profesionin e gazetarit, s’ka tendencë kundër tyre

Kodi Penal, Rakipi: Nuk lidhet me profesionin e gazetarit, s’ka tendencë kundër tyre
4 Shtator, 2025

Drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, Arben Rakipi u ndal edhe te...

Lexo më shumë

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
4 Shtator, 2025

Ka nisur në pallatin Elize në Paris takimi i "Koalicionit të të Vullnetshmëve" për Ukrainën, i kryesuar nga presidenti francez Emmanuel...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com