Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i gjykatës, Spiropali: Ndiej keqardhje për Saimir Tahirin

2020/06/27 at 5:51 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i gjykatës, Spiropali: Ndiej keqardhje për Saimir Tahirin

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë një interviste në “News24”, teksa ka komentuar vendimin që dha dje gjykata për Tahirin, ajo është shprehur se ndjen keqardhje njerëzore për ish-ministrin.

Po ashtu, Spiropali theksoi se çështja “Tahiri” është zgjatur mjaftueshëm, ndërsa shtoi se “Uroj që Saimir Tahiri të gjejë të drejtën e tij”.

Ministrja tha gjithashtu se askush nuk mund t’ia mohojë kontributin dhe punën që ka bërë Tahiri. Kujtojmë që ditën e djeshme gjykata vendosi të rikthyejë nga e para çështjen ndaj Saimir Tahirit.

Pjesë nga intervista

3 vite përpjekje dhe përballje me drejtësinë për ish-ministrin Tahiri, dhe kthehemi në pikën zero. Si e patë këtë vendim?
Nuk mund të komentoj një vendim gjykatë, por ndjej një keqardhje të madhe njerëzore për Saimir Tahirin. kaq mund të thuhet në këtë pikë. S’jam e njohur me detajet e vendimit dhe çështjen në brendësi. Mund të them se është zgjatur mjaftueshëm, sa për të ndjerë këtë keqardhje për njeriun, Saimir Tahiri.

A duhet patur besim tek drejtësia e re në këtë rast, duke qenë me këtë situatë ku prisnim një vendim?

Nuk mund të nisesh nga çështje individuale për të gjykur mbi një reformë kaq të madhe. Reforma është e gjerë. Ka përfshirë shumë aktorë, ka kushtuar shumë, si financiarisht dhe në kontributin njerëzor. Është investuar shumë kjo maxhorancë. Ka shtuar besimin e qytetarëve në një drejtësi të re.

Vet ish-ministri Tahiri teksa flitë në media, pati nota emocionale dhe shprehej se i vinte ndot nga pozicionet që ka mbajtur nëse ekzistonte një njeri tjetër që zvarritej si ai në këtë formë. Si e keni kuptuar këtë deklaratë?
Është e kuptueshme nga ana e tij. Deri diku është lehtësisht e lexueshme ajo që Saimiri po thotë. S’na takon ne që të gjykojmë mbi ndjesitë. Uroj që Saimir Tahiri të gjejë të drejtën e tij.

Kur shprehet se për një kosto politike dhe se nuk ka faj. Në të vërtetë a ka kosto politike për Saimir Tahirin?
Është një pozicion i vështirë për të së pari dhe ne e ndajmë qartazi politikën nga drejtësia. S’jemi përzierë në punë të drejtësisë ashtu sikur urojmë që kolegët tanë, që kanë pasur pozicione të caktuara të larta, të gjejnë drejtësi.

Ai ka shprehur gjithmonë se ka qenë dhe mbetet ‘ministri kampion’. A është ministër kampion?
Askush s’mund t’ja mohojë Tahirit, punën e tij, energjinë në PS, si kryetar i Tiranës, apo ministër i Brendshëm. Nuk mund t’i gjykojmë bardhë e zi Njerëzit. Të gjithë njerëzit kanë dritëhijet e tyre. Saimir Tahiri, duke qenë një njeri energjik dhe produktiv, padyshim ka të tijën. S’mund të mohojmë atë që ka qenë dhe ka bërë Tahiri vetëm për këtë rast apo për këtë çështje./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
Bota

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

1 Shtator, 2025 8:28 pm
U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
Kronikë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

1 Shtator, 2025 7:28 pm
Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë
Bota

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë

1 Shtator, 2025 6:46 pm
Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
Bota

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

1 Shtator, 2025 5:22 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 Shtator, 2025 4:50 pm
Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
Kryesore

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

1 Shtator, 2025 3:26 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

1 Shtator, 2025 3:16 pm
Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”
Kryesore

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

1 Shtator, 2025 3:05 pm
Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës
Kryesore

Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës

1 Shtator, 2025 2:14 pm
Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE, Marta Kos e do Shqipërinë në Union
Politikë

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE, Marta Kos e do Shqipërinë në Union

1 Shtator, 2025 1:45 pm
Para
COVID-19 në Itali, bilanci i viktimave arrin nivelin më të ulët

COVID-19 në Itali, bilanci i viktimave arrin nivelin më të ulët

Përplasjet në KZAZ, Spiropali: Meta i hodhi benzinë zjarrit

Spiropali: Beteja e opozitës është si gjellë e vjetër, e ringrohur

Bardhi: Tahiri të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Bardhi: Tahiri të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

TE FUNDIT

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
1 Shtator, 2025

Mediat ndërkombëtare raportojnë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka lënë Phenianin për në Kinë, ku pritet...

Lexo më shumë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
1 Shtator, 2025

Është gjetur Marbella të Spanjës trupi i pajetë i 30-vjeçarit Miklovan Danaj, i cili u zhduk në muajin maj. Mediat...

Lexo më shumë

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë
1 Shtator, 2025

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për...

Lexo më shumë

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
1 Shtator, 2025

Drejtoria e inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR) ka publikuar një video të një operacioni të ri special të suksesshëm nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com