Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Gjykatës së Lartë lë në qendër të debatit presidencial mbajtjen e armëve

2024/06/20 at 7:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA ngre alarmin: Një sulm terrorist si ai i Moskës rrezikon të ndodhë në vend

Gjykata e Lartë shfuqizoi javën e shkuar ndalimin e përdorimit të një pajisjeje që u jep mundësi armëve gjysmë-automatike të qëllojnë me breshëri të ngjashme me mitralozët. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, vendimi lë në qendër të debatit për zgjedhjet presidenciale çështjen e armëmbajtjes.

Këto pajisje blihen më vete dhe montohen për të intensifikuar breshërinë e armëve, duke qëlluar qindra plumba në një minutë. Ato u ndaluan nga ish-presidenti Trump në 2018 pas një sulmi në një festival muzikor në 2017 në Las Vegas, ku për pasojë u vranë 60 persona.

“Mëngjesin e sotëm përmbyllëm rregulloren e re për të ndaluar pajisjet që intensifikojnë breshëritë e armëve”, u shpreh zoti Trump.

Autori i sulmit përdori një pajisje të tillë dhe qëlloi pa ndërprerje me më shumë se 1 mijë plumba nga dritarja e një hoteli.

Shumica konservatore e Gjykatës së Lartë tha në vendimin e saj se administrata e zotit Trump tejkaloi autoritetin e saj kur e shpalli të jashtëligjshëm përdorimin e këtyre pajisjeve.

Vendimi i Gjykatës e mban çështjen e përdorimit të armëve në qendër të fushatës presidenciale.

Ekipi i fushatës elektorale të ish-presidentit Trump tha se amerikanët duhet të respektojnë vendimin e gjykatës. Të premten, zoti Trump u tha të pranishmëve të mbledhur për të festuar ditëlindjen e tij në Florida, se rizgjedhja e tij do të bëjë të mundur mbrojtjen e të drejtave lidhur me armët, që mundëson Amendamenti i Dytë i Kushtetutës.

“Është e nevojshme që njerëzit, armëmbajtësit të votojnë. Sepse po nuk votuat, nuk do ta mbani dot armën dhe për shumë kohë, sepse ata duan t’ju marrin gjithçka. Ata duan t’ju heqin armët. Ata duan t’ju marrin municionet. Ata duan ta shkatërrojnë Amendamentin e Dytë”, ka thënë zoti Trump.

Ekipi i fushatës elektorale të presidentit Biden i bëri thirrje Kongresit të rikthejë në fuqi ndalimin e pajisjeve që intensifikojnë breshërinë e armës.

“Ka një kontrast të qartë midis qëndrimit tonë dhe ish-presidentit. Të mos harrojmë, ish-presidenti tha fjalë për fjalë tha se njerëzit duhet ta pranojnë vendimin dhe të vazhdojnë përpara. Por kjo lidhet me çështjen e dhunës me armë në SHBA. Duhet ta marrim seriozisht. Le ta kuptojmë se të gjithë kemi fuqinë të luajmë rolin tonë në këtë çështje”, tha nënpresidentja Kamala Harris.

Përkrahësit e zotit Trump në Kongres mbështesin të drejtat e armëmbajtësve për të përdorur pajisjet që intensifikojnë breshërinë e armëve.

“Kjo pajisje u shërben atyre që janë dëmtuar nga armët, por që vazhdojnë t’i përdorin ato në mënyrë aktive. Kjo nuk do të thotë se ata do të shtien duke patur si objektiv qytetarët. Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, tha Byron Donalds, ligjvënës republikan.

Përkrahësit e zotit Biden në Kongres thonë se vendimi i Gjykatës së Lartë do të çojë në humbjen e më shumë jetëve.

“Nuk ka asnjë dyshim se do ketë tragjedi të tjera për shkak të këtyre pajisjeve. Dhe ne duhet të pyesim veten se përse është e nevojshme një gjë e tillë?”, thotë Adam Schiff, ligjvënës demokrat

Sipas të dhënave të qendrës së anketimit Pew Research, gati një e treta e amerikanëve thonë se zotërojnë një armë.

Përpara zgjedhjeve të nëntorit, Gjykata e Lartë pritet të vendosë edhe për një çështje që ka në qendër të drejtën e armëmbajtjes për individë ndaj të cilëve janë vendosur urdhra ndalimi për shkak se kanë ushtruar dhunë në familje./VOA

Ju sugjerojmë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!
Kryesore

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!

29 Qershor, 2025 7:08 pm
‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg
Kryesore

‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg

29 Qershor, 2025 7:01 pm
Para
Euro 2024/ Sfida mes Danimarkës dhe Anglisë mbyllet me barazim 1-1

Euro 2024/ Sfida mes Danimarkës dhe Anglisë mbyllet me barazim 1-1

VIDEO/ U sulmua me dron nga rebelët Huthi, mbytet anija në Detin e Kuq

VIDEO/ U sulmua me dron nga rebelët Huthi, mbytet anija në Detin e Kuq

Euro 2024/ Ndeshja Spanjë-Itali premton spektakël, publikohen formacionet zyrtare

Euro 2024/ Ndeshja Spanjë-Itali premton spektakël, publikohen formacionet zyrtare

TE FUNDIT

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
29 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se Irani ndodhej disa javë “larg” krijimit të një...

Lexo më shumë

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor, 2025

Një vajzë 4-vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës në qytetin e Lezhës. Sipas njoftimit të policisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com