Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i gjykatës për vulën, Berisha: Ndërhyri Rama dhe Yuri Kim

2023/03/06 at 10:12 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i gjykatës për vulën, Berisha: Ndërhyri Rama dhe Yuri Kim

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se gjykata e Apelit u ndikua nga Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim për vendimin për logon dhe vulën e PD.

Në emisionin “Opinion”, Berisha thëksoi se përfaqësuesit e ambasadës ishin të pranishëm në seancën gjyqësore, gje e cila tregon presion për gjykatësit.

Pyetje: Si e komentoni vendimin e Gjykatës dhe a jeni penduar tani që para shpalljes së tij keni deklaruar se nuk i komentoni vendimet e gjykatave?

Sali Berisha: Jo, nuk jam i penduar që para shpalljes kam mbajtur atë qëndrim. Mendoj se ka qenë vendimi i duhur. Kam besuar në një mundësi fare të vogël sepse si qenie njerëzore që jam, do të kenë ndonjë nonagramë integriteti profesional dhe unë nuk kisha pse të ju bëja sulme në paradhënie. Kam një natyrë, nuk nisem kurrë nga paragjykimi i tjetrit. Kurse vendimi i tyre është historia më e turpshme e një sistemi drejtësie në të gjithë vendet e lira të botës. Natyrisht, në diktatura merret çdolloj vendimi dhe kjo këtu përbën shkelmim të parimeve më themelore të funksionimit të drejtësisë, shpalljen palë të asaj që nuk ka qenë palë dhe përfaqësuesi i së cilës konfirmoi para gjykatësve se nuk jemi palë. Pra, palë aty ishte vetëm Edi Rama. Gjykatësit lexuan një shkresë vendimi që ju dërgoi Rama me Elira Kokonën. Këtë unë e kam denoncuar para se të mblidhet gjykata. Kam denoncuar ndërhyrjen brutale të Edi Ramës me Elira Kokonën, si kundër kisha denoncuar më parë ndërhyrjen brutale të Yuri Kim nëpërmjet Erion Veliajt tek Blerina Muçi dhe akuzat ishin të faktuara.

Pyetje: Po flisni për një ndikim nga Rama, Veliaj dhe ambasadorja e SHBA tek gjyqtarët. Keni informacione për këtë apo është thjeshtë një analizë?

Sali Berisha: Padiskutim. Unë ndikimin, ndërhyrjen brutale të Yuri Kim tek Blerina Muçi e kam denoncuar ditën që ka ndodhur dhe ajo nuk e ka mohuar. Ajo është detyruar që ta pohojë sepse e ka kuptuar se Erion Veliaj kishte treguar për takimin që kishte pasur me të.  

Atë ditë në gjykim nëse e vutë re ishin nga mëngjesi deri në darkë, në paradhomë dhe në prapadhomë edhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane në një formë presioni. Më shumë garancie se presioni se vendimi ishte marrë. Ky vendim u njoftua publikisht një javë përpara në Parlament nga Taulant Balla. Ky vendim iu tha një ambasadori me presidentin e të cilit Rama ka një miqësi vëllazërore nga Olta Xhaçka se gjykatësit do t’i japin vulën Enkelejd Alibeajt. Këto të ishin të gjitha të paralajmëruara, këto i kanë publikuar mediat. Nuk i kanë kundërshtuar ata që janë cituar nga këto akte.

Ju sugjerojmë

I tha se do punonte kamariere, por e shfrytëzoi për prostitucion/Pranga 46 vjeçarit
Aktualitet

I tha se do punonte kamariere, por e shfrytëzoi për prostitucion/Pranga 46 vjeçarit

27 Korrik, 2025 2:15 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Aktualitet

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

27 Korrik, 2025 1:50 pm
Bashkia thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”
Aktualitet

Bashkia thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

27 Korrik, 2025 1:26 pm
“Borshi shpëtoi nga zjarri”/ Inspektori i Përgjithshëm-pushuesve: Mirë se të vini!
Aktualitet

“Borshi shpëtoi nga zjarri”/ Inspektori i Përgjithshëm-pushuesve: Mirë se të vini!

27 Korrik, 2025 1:20 pm
Protesta e PD, Policia: Të mos bllokohen rrugët, është vepër penale
Aktualitet

Vlorë, konfliktohet jashtë shërbimit/Pezullohet nga detyra oficeri i policisë

27 Korrik, 2025 12:28 pm
Dogji 600 hektarëve tokë me kullota dhe bimësi në Parkun../ Pranga 63 vjeçarit
Aktualitet

Dogji 600 hektarëve tokë me kullota dhe bimësi në Parkun../ Pranga 63 vjeçarit

27 Korrik, 2025 12:11 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin
Kronikë

Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së

27 Korrik, 2025 11:48 am
Flakët në jug/ Ndërhyrjet nga ajri, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair
Aktualitet

Flakët në jug/ Ndërhyrjet nga ajri, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair

27 Korrik, 2025 11:39 am
SHBA/ Sulm me thikë në një supermarket, plagosen 11 persona në Michigan!
Bota

SHBA/ Sulm me thikë në një supermarket, plagosen 11 persona në Michigan!

27 Korrik, 2025 11:21 am
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren

27 Korrik, 2025 11:14 am
Para
Logoja dhe vula e PD, Berisha: Do shkojmë në gjykatat ndërkombëtare

Logoja dhe vula e PD, Berisha: Do shkojmë në gjykatat ndërkombëtare

Berisha: Nuk bashkëpunoj me Alibeajn dhe Bashën, janë pengje të Ramës

Berisha: Nuk bashkëpunoj me Alibeajn dhe Bashën, janë pengje të Ramës

Berisha: Basha dhe Alibeaj janë të larguar nga PD-ja në mënyrë përfundimtare

Berisha: Basha dhe Alibeaj janë të larguar nga PD-ja në mënyrë përfundimtare

TE FUNDIT

I tha se do punonte kamariere, por e shfrytëzoi për prostitucion/Pranga 46 vjeçarit

I tha se do punonte kamariere, por e shfrytëzoi për prostitucion/Pranga 46 vjeçarit
27 Korrik, 2025

Futi në mënyrë ilegale në Shqipëri një shtetase ruse dhe më pas e shfrytëzoi për prostitucion, identifikohet dhe vihet në...

Lexo më shumë

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
27 Korrik, 2025

Dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det, humb jetën 69 vjeçarja.  Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë

Bashkia thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

Bashkia thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”
27 Korrik, 2025

Bashkia e Tiranës i bën apel qytetarëve që të kontribuojnë për një qytet më të pastër dhe të aksesueshëm për...

Lexo më shumë

“Borshi shpëtoi nga zjarri”/ Inspektori i Përgjithshëm-pushuesve: Mirë se të vini!

“Borshi shpëtoi nga zjarri”/ Inspektori i Përgjithshëm-pushuesve: Mirë se të vini!
27 Korrik, 2025

‘Borshi shpëtoi, turistë e pushues mirë se të vini!’ Kështu shkruan në rrjetin social Facebook, Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com