Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar sot uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë.
Bordi i ERE pranoi propozimin e qeverisë dhe ka vendosur të ulë çmimin në 8.5 lekë për 700 kw/orë, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë do ta paguajnë me 9.5 lekë.
Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.
Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.
Plani i qeverisë është që familjet të cilat do të konsumojnë më pak se 800 kilovat-orë energji elektrike në muaj, në të ardhmen të paguajnë më pak.