Aktualitet

Vendimi i Biden/Kim: Më shumë llogari ndaj individëve të korruptuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:21 - 03/06/21 |
Opi Nion

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka reaguar përmes një tuiti, pas vendimit të Presidentit Biden për të vendosur si një nga prioritetet e sigurisë kombëtare të vendit, luftën kundër korrupsionit.

“Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion të synuara; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”, shkruan Kim./Opinion.al

Pas