Aktualitet

Vendimi i Bashës, Topalli: Nul, kur thirret Kuvendi kryesia s’ka kompetenca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:58 - 15/11/21 |
Opi Nion

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka përkrahur ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili ka njoftuar dhe ka mbledhur firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 18 dhjetor.

Ky reagim i saj vjen ne një kohë kur vetëm para pak minutash, Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëtar në datën 18 dhjetor.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Topalli thotë se kur Kuvendi thirret nga anëtarësia dhe depozitohen firmat sipas statutit, ezaurohet çdo thirrje tjetër për Kuvend.

Lulzimi sot na kujtoi rrenën se do ketë zgjedhje lokale më 13 Tetor 2019 meqë ai bojkotoi zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të 2019! Kur Kuvendi thirret nga anëtarësia dhe depozitohen firmat e thirrjes se Kuvendit sipas statutit, ezaurohet çdo thirrje tjetër për Kuvend. Njëlloj si për zgjedhjet politike. Kur zgjedhjet parlamentare apo lokale thirren sipas Kushtetutës askush nuk mund t’i shtyje ata e të ndryshoje nismëtarët. E provoi në zgjedhjet lokale, kur Lulzimi bojkotoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Njëlloj si sot, ai i tha demokrateve se kishin fituar dhe se zgjedhjet do bëhen më 13 Tetor 2019. Por sot nuk e beson më kush. Pasi ka humbur 5 herë ne çdo zgjedhje ai është vetëm. Demokratët janë tek Foltorja. Koha vërtetoi se Lulzimi gënjeu. Me 13 Tetor nuk ndodhi asgjë. Nuk pati zgjedhje. Komisioni i Venecias njohu zgjedhjet e 30 Qershorit ku Lulzimi nuk mori pjesë, dhe hodhi poshtë 13 Tetorin si te paligjshëm. Njëlloj është me Kuvendin Kombëtar. Luli e Bojkotoi anëtarësinë e demokrateve, siç bojkotoi me 30 qershor zgjedhjet lokale. Por anëtarësia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa Lulzimin. Dhe Kuvendi sipas vullnetit te shumicës se delegateve do mblidhet me 11 Dhjetor. Çdo spekulim tjetër është si rrena e Lulzimit se do ketë zgjedhje lokale me 13 tetor. Kur thirret Kuvendi, Kryesia nuk ka me as kompetenca as tager. Çdo mbledhje e saj është ilegjitime. Çdo vendim i saj është nul. Kryesia është në shumicën e saj e emëruar. D.m.th anëtaret e saj nuk janë të zgjedhur me votim te fshehte, por janë emëruar nga Lulzim Basha. Si e tille ajo është ilegjitime. Po ashtu, çdo sekretar , nënkryetar apo sekretar i përgjithshëm tjetër qe është zgjedhur jo me votim te fshehte dhe pa kandidat alternativ janë jo legjitim, sepse janë ne kundërshtim me statusin. Paniku i humbjes se karriges se Kryetarit dhe bashke me të edhe të të ardhurave financiare nuk është halli i shqiptareve.  Është koha për reformimin e Partisë Demokratike. Ajo do nis me 11 Dhjetor 2021:, shkruan Topalli.

Kujtojmë se Topalli është një nga zërat që i ka dalë kundër kreut të PD-së Lulzim Basha, por  gjithashtu nuk ka marrë pjesë në ‘Foltoret’ e Sali Berishës./Opinion.al

Pas