Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Apelit/ Tri vite burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici! Një vit heqje lirie për Alma Kacin

2024/06/24 at 2:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i Apelit/ Tri vite burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici! Një vit heqje lirie për Alma Kacin

 


Apeli i Posaçëm ka vendosur sot për rritjen e dënimit me burg ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

Në njoftimin zyrtar të Gjykatës, mësohet se Gjici është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj heqje lirie për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”.

Me gjykim të shkurtuar, ai do vuajë vetëm 3 vite burg, të cilat llogariten që prej datës 24 Qershor të vitit të shkuar.

Ndërsa Alma Kaçi do të vuajë edhe 1 vit burg për veprën penale të “korrupsionit aktiv”.

Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare),  më datë 24.06.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 33 akti, datë 13.05.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit S.Gj. dhe A.K., kundër vendimit nr. 8, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Gj. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri S.Gj. me 2 (dy) vjet burgim.
  2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin S.Gj. fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.
  3. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit S.Gj. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
  4. Deklarimin fajtore të të pandehurës A.K., lidhur me kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 parg.2, i Kodit Penal dhe dënimin e saj në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  5. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën A.K. me 1 (një) vit burgim.
  6. Vuajtja e dënimit për të pandehurën A.K. fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të vuajtjes së dënimit për femra.
  7. Lidhur me provat materiale disponohet sipas kërkesës së Prokurorisë.
  8. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
  9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Ndryshimin e Vendimit nr. 8, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. S.Gj. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 vjet dhe 6 muaj burgim.
  3. Në bazë dhe për zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i caktuar ndaj Z. S.Gj. ulet me 1/3 e tij, duke mbetur përfundimisht 3 vjet burgim.
  4. Deklarimin fajtore të të pandehurës Znj. A.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 vit dhe 6 muaj burgim.
  5. Në bazë dhe për zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i caktuar ndaj Znj. A.K. ulet me 1/3 e tij, duke mbetur përfundimisht 1 vit burgim.
  6. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 8, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën tjetër të disponimeve.
  7. Shpenzimet gjyqësore të gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
  8. Kundër këtij vendimi mundet të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.


Ju sugjerojmë

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat
Bota

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat

3 Korrik, 2025 9:44 am
Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
Aktualitet

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

3 Korrik, 2025 9:31 am
Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?
Bota

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

3 Korrik, 2025 9:16 am
“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë
Kryesore

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë

3 Korrik, 2025 9:10 am
Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
Bota

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

3 Korrik, 2025 9:01 am
Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
Bota

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

3 Korrik, 2025 8:58 am
Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Bota

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

3 Korrik, 2025 8:28 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
Life Style

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

3 Korrik, 2025 8:23 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
Para
“Tempulli 2”/Rrumbullaku: U goditën 7 grupe kriminale, 273 të arrestuar në mbarë vendin  

50 mijë lekë për të tërhequr denoncimin, Rrumbullaku përjashton oficerin e krimeve, në hetim edhe drejtuesit e komisariatit Nr.4

Video/Ka gjetur shumicën e ndeshjeve, kush fiton në përballjen Shqipëri-Spanjë sipas maces “Nimbus Pronos” 

Video/Ka gjetur shumicën e ndeshjeve, kush fiton në përballjen Shqipëri-Spanjë sipas maces “Nimbus Pronos” 

Seanca plenare nis me vonesë, shkak bëhet kuorumi 

Seanca plenare nis me vonesë, shkak bëhet kuorumi 
















TE FUNDIT

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat
3 Korrik, 2025

Ndërsa në vendin tonë vijon debati për qarkullimin e monopatinave, pas aksidentit me 3 të mitur disa ditë më parë...

Lexo më shumë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
3 Korrik, 2025

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek....

Lexo më shumë

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?
3 Korrik, 2025

Lufta me Izraelin, muajin e kaluar, shkatërroi një pjesë të madhe të udhëheqjes ushtarake të Iranit, dobësoi mbrojtjen e tij...

Lexo më shumë

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë
3 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me emërimin e Ina Majkos si zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com