Aktualitet

Vendimi, 1000 mësues shtesë për nevojat gjatë pandemisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:27 - 30/09/20 |
Opi Nion

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit vendimin për 1000 mësues shtesë në sistemin arsimor për të plotësuar nevojat në rast se kolegët e tyre rezultojnë të prekur me koronavirus gjatë pandemisë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila thekson edhe një herë se çdo institucion armisor duhet të respektojë makasimalisht masat anti-Covid.

Mesazhi i ministres Kushi:

1,000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratua sot me vendim të Këshillit të Ministrave.
Me këtë lajm e nisa sot takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe. Në këtë kuadër, i falënderova për përballimin me sukses të nisjes së vitit të ri shkollor dhe kërkova që akoma me më tepër përkushtim të mbajnë në vëmendje maksimale respektimin e masave anti-COVID në çdo institucion arsimor, si dhe të shtojnë përpjekjet dhe inspektimet në terren në mënyrë që të garantohet se #rregullat zbatohen nga të gjithë.
Sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për të kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor.

Pas