Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë masa të reja, lidhur me pandeminë e Covid-19. Ndër të tjera është vendosur që në bashkitë me rrezik të lartë në shkollat e mesme, mësimi të kalojë online.
“Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.
Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid”, tha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu./Opinion.al