Presidenti Ilir Meta ka kritikuar përsëri djegien e mandatave nga ana e opozitës në vitin 2019, pasi në këtë mënyrë kanë ndihmuar qeverinë socialiste.
Teksa foli për veprimet e opozitës deri para 25 prillit, Presidenti tha në emisionin “Opinion” se në nivelet e larta të politikës nuk ka gabime, por vetëm tradhti.
“Opoziten shqiptare deri me 25 prill e ka dirigjuar Edi Rama, nga akuzat ndaj meje per te ashtuquajturen ceshtja Doshi-Fufi, nga çadra, tek djegia e mandateve, zerimi i pushtetit vendor dhe deri tek zgjedhjet e fundit. Per LSI mund te them qe beri nje vetevrasje me djegien e mandateve dhe u be bisht i kesaj opozite te dirigjuar nga Kryeministri. Ne nivelet e larta nuk ka gabime, ka tradhti”,-tha Meta./Opinion.al