Grumbullimet në vende të hapura dhe të mbyllura vijojnë të mbeten të ndaluara. Ministria e Shëndetësisë ka shtyrë afatin e ndalimit të grumbullimeve që ishte në fuqi deri më datë 06 shtator, duke e ka zgjatur deri më 20 shtator. Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe është publikuar në fletoren zyrtare.
Vendimi
“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri.
URDHËRO J: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” , të ndryshuar, bëhet ndryshimi si
vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit , togfjalëshi “deri në datën 6.9.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 20. 9.2021”.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare