Aktualitet

Vendim i qeverisë/ Kompensimi i naftës për transportin publik edhe për 3 muaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:13 - 25/08/22 |
Opi Nion

Qeveria ka vendosur të zgjasë edhe me tre muaj të tjerë kompensimin e naftës për shoqëritë e linjës e transportit ndërqytetës dhe qytetas. Lajmi është dhënë në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave nga Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku.

Balluku u shpreh për mediat se vendimi është në vijim të paketës antikrizë dhe nuk do të ketë impakt në buxhetin e shtetit.

“Kjo paketë të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator dhe tetor. Kemi përcaktuar një masë kompensimi për kompanitë e transportit si pjesë e paketës antikrizë duke pasur parasysh se transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe në vend. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi i vitit në paketën antikrizë”, – tha Balluku.

Pas