Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

2025/05/24 at 9:20 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale që pas Majemit erdhi për herë të parë në Europë, në Tiranë.

Pyetjes nëse i pëlqen krahasimi i Shqipërisë me një “Zvicër të re”, Rama u shpreh se vendin e sheh më shumë si një “Itali të re”, duke shtuar se Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, por i mallkuar nga historia.

Edi Rama: Para së gjithash, ajo që dua të them është se ajo që ndodhi në Tiranë, ishte e paimagjinueshme deri jo shumë kohë më parë dhe dua shumë t’ju falënderoj juve dhe institucionin tuaj për këtë mundësi të jashtëzakonshme. U habita shumë kur dëgjova nga z. Ramayan se kjo është hera e parë për ju në Europë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për t’iu qasur çështjes tejet thelbësore të bashkimit të forcave midis sektorit publik e privat, dhe tamam në këto lloj vendtakimesh ku njerëzit, të cilët vijnë nga terreni ku ndodh gjithçka, mund të ndërveprojnë, të ngrenë pyetje, të marrin përgjigje, madje edhe më shumë se kaq, të vihen në kontakt me njëri-tjetrin.

Meqë ra fjala, patëm rastin të kishim Presidentin francez këtu dhe kur po ikte, shkëmbeu kontakte me tri persona. Njëri prej tyre ishte dikush që merrej me kujdesin shëndetësor përmes Inteligjencës Artificiale, punonte në Londër. Dhe Presidenti e pyeti: ‘Pse në Londër?’ Duhet të vish në Paris. Më jep kontaktin tënd. Do të telefonoj’. Pra është e jashtëzakonshme dhe absolutisht mahnitëse.

Richard Attias: Kur më pyesin për Shqipërinë, nuk e di nëse të pëlqen krahasimi, por unë mendoj se jeni Zvicra e re e Europës. Jeni fiks në qendër të Europës dhe nga pikëpamja gjeografike keni edhe shumë të drejtë të jeni në qendër për Europën. E dyta, kultura. Larmia e kulturave, larmia e besimeve fetare, një vend i paqtë, një vend tolerance. Pse keni qenë kaq të heshtur deri më sot? E gjithë bota po zbulon tashmë Shqipërinë, po zbulon Tiranën. 90% e delegatëve tanë janë habitur pozitivisht me zgjedhjen që bëmë dhe mendoj se është vetëm fillimi. Si prisni të jetë e ardhmja e Shqipërisë?

Edi Rama: Para së gjithash, u tremba pak kur thatë “Zvicra e re”, sepse nga njëra anë, ne – mendoj – nuk arrimë dot të bëhemi të përsosur si një orë zvicerane dhe nga ana tjetër, nëse do të bëheshim atëherë Shqipëria do të ishte e mërzitshme. Unë do preferoja një “Itali e re”, ku gjen mundësitë, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, e ushqimit, por ku nuk humbet buzëqeshjen. Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia, një mallkim ku për të qenë i sinqertë kemi pasur dhe kontributin tonë për shumë vite e shekuj. Ky vend me një territor shumë të vogël, vetëm 28 mijë kilometër katror, ku gjen dy dete, male, 9 lumenj, liqene, gjen nga një peizazh të ndryshëm për çdo kilometër, është vërtet një vend për t’u vizituar, një vend për të qëndruar, një vend për të investuar.

Ju sugjerojmë

“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër
Aktualitet

“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër

8 Gusht, 2025 2:25 pm
Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…

8 Gusht, 2025 2:09 pm
Kushtetuesja: Kreu i ri i Kuvendit të Kosovës të zgjidhet përmes votimit të hapur
Rajoni

Kushtetuesja: Kreu i ri i Kuvendit të Kosovës të zgjidhet përmes votimit të hapur

8 Gusht, 2025 1:52 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se është pickuar nga…

8 Gusht, 2025 1:33 pm
Kosovë/E quajti UÇK-në organizatë terroriste, Popoviç pranon fajësinë për nxitje të…
Rajoni

Kosovë/E quajti UÇK-në organizatë terroriste, Popoviç pranon fajësinë për nxitje të…

8 Gusht, 2025 1:15 pm
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Aktualitet

SPAK aksion në disa qytete të vendit/ Lëshohen 11 masa sigurie

8 Gusht, 2025 12:54 pm
Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat
Aktualitet

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

8 Gusht, 2025 12:40 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

30-vjeçarja në Korçë denoncon vjehrrin në polici: Ka abuzuar seksualisht me mua

8 Gusht, 2025 12:27 pm
Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz
Bota

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

8 Gusht, 2025 12:16 pm
Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari

8 Gusht, 2025 11:53 am
Para
Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

TE FUNDIT

“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër

“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër
8 Gusht, 2025

Në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…
8 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër rast nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit. Përmes...

Lexo më shumë

Kushtetuesja: Kreu i ri i Kuvendit të Kosovës të zgjidhet përmes votimit të hapur

Kushtetuesja: Kreu i ri i Kuvendit të Kosovës të zgjidhet përmes votimit të hapur
8 Gusht, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës...

Lexo më shumë

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se është pickuar nga…

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
8 Gusht, 2025

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, në fshatin Nënmavriq në Shkodër. Sipas uniformave blu mësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com