Bota

Vendi që mori masa ekstreme: Qëlloni për vdekje, ata që thyejnë karantinën


               Publikuar në : 09:18 - 02/04/20 |
el ida

Në një kohë kur e gjithë bota, po merr masa për frenimin e përhapjes së koronavirusit, në Ishujt Filipine u shënua një rast i paprecedentë.

Presidenti, Rodrigo Duterte, kërkoi ndëshkime ekstreme për personat që nuk respektojnë karantinën apo për bluzat e bardha, që nuk ofrojnë shërbimin e duhur ndaj të sëmurëve. Ai u kërkoi forcave të ushtrisë të qëllojnë ndaj kujtdo që nuk respekton rregullat.

“Urdhrat e mia për policinë dhe ushtrinë janë të qarta: qëlloni për vdekje ndaj çdokujt që nuk bindet dhe vë jetën tuaj në rrezik”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Duke e rënduar dhe më tej komunikimin, Presidenti sqaroi se duke pasur parasysh sistemin e dobët mjekësor, e ka më të lehtë t’i varrosë sesa të lejojë të shkaktohen trazira.

Filipinet kanë regjistruar deri më sot 96 jetë të humbura, ndërkohë që mbi 2000 persona rezultojnë të infektuar me virusin./Opinion.al

Pas