Kryeministri Rama ka ndjekur mbrëmjen e sotme ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Monakos dhe Juventusit. Skuadra italiane me të cilën kryeministri është edhe tifoz ka fituar 2 me 0 ndaj Monakos. Rama e ka ndjekur ndeshjen në lulishten e kryeministrisë ku ishte vendosur edhe një monitor i madh, shkruan opinion.al
Teksa vendi është në një ngërç të thellë politik, Kryeministri Edi Rama është duke u argëtuar duke ndjekur skuadrën e tij të zemrës. Si edhe shihet nga foto ai është i përqendruar tërësisht tek ndeshja, edhe pse pak metra më tutje opozita po proteston tek “Çadra e Lirisë”, e cila është vendosur aty për më shumë se dy muaj.
Po ashtu pas fitores ai nuk ka harruar të bëj edhe një postim në faqen e tij në facebook.
Pyetja që ngrihet është: Për kë është më i shqetësuar Rama për fitoren e Juventusit apo për zgjidhjen e krizës politike??
/opinion.al